Na detajizoni çeshtjen e dhuratave per vit te ri! A lejohen te pranohen: 1. Kur na dhuron produkte ushqimore i afermi, apo ndonjë teknologji, rrobë, 2. kur na dhurojne para, 3. kur na dhurojne shkollat e institucionet lodra dhe embelsira?

Përgjigja:

? Në përgjithësi për dhuratat në festat e jobesimtarëve, dijetarët kanë mospajtime se a lejohen të pranohen apo jo.
? Shejhul Islam Ibën Tejmije e ka mendimin që lejohen të pranohen për arsye se me këtë gjë nuk i ndihmon ata në shfaqjen e simboleve fetare të tyre. Ndërsa në anën tjetër është një shkak me të cilin i afron ata drejt Islamit, sepse në përgjithësi pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka pranuar dhuratat nga jobesimtarët. Ai më pastaj i sjell disa ethere prej selefit që kanë pranuar dhurata nga jobesimtarët në festat e tyre. Por, Allahu e di më së miri saktësinë e këtyre ethereve. ❗️⁉️

✔️ Ndërsa, mendimi i dijetarëve bashkëkohorë është që këto dhurata të mos pranohen ⤴️, siç janë dijetarët e komisionit të përhershëm për fetua, shejh Uthejmini, Allahu i mëshiroftë të gjithë, etj.

✏️ ✔️ Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kjo thënje e shejhul Islamit është e çuditshme! T’i pranosh dhuratat e tyre në ditët e tyre të festës është shenjë se njeriu është i kënaqur me festivalet e tyre.”

✏️ ✔️ Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë:

“Në kohët e sotme, nëse ti i pranon dhuratat e tyre të festave, ata kënaqen dhe thonë: “Këta muslimanë pajtohen me ne se kjo ditë është ditë feste.” Prandaj, për këtë arsye është e nevojshme për ne t’ua sqarojmë këtë çështje, dhe themi: Nëse kihet frikë se pranimi i dhuratës i ngrit jobesimtarët dhe ata mendojnë se pranimi i dhuratës është kënaqësi për ne, për festat e tyre të fund vitit, atëherë nuk pranohet dhurata… (Kaseta 12, 1:13:31 – Sherh Iktida Sirati Mustekim)

✏️ ✔️ Komisioni i përhershëm i fetuave (Lexhneh ed daimeh), shejh Bin Bazi, Abdurrezak el Afifi dhe të tjerë, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë:

“Nuk i lejohet myslimanit t’i hajë ato ushqime që i kanë përgatitur jehudët, krishterët ose mushrikët për ditët e tyre të festave. Dhe nuk i lejohet myslimanit të pranojë dhurata prej tyre në festat e tyre, sepse kjo përfshin bashkëpunim dhe nderim ndaj tyre, duke i vënë në pah simbolet e tyre fetare dhe duke e promovuar bidatin si dhe duke marrë pjesë në gëzimin e tyre festiv. Kjo mund të çojë në atë se ne po i marrim festat e tyre si festa tona…” (22/398/399, Fetuaja nr 2882).

✏️ ✔️ Ibn Nehas, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Prej shpikjeve më të shëmtuara e të këqija është pajtimi që bëjnë myslimanët me të krishterët në festat e tyre të përvjetshme duke i imituar ata në ushqimet e tyre, në veprat e tyre, duke u dhënë atyre dhurata, e duke pranuar dhurata të ushqimit prej tyre gjatë festave të tyre. Në këtë ka mangësi në mbajtjen e fesë…” (Tenbih el Gafilin, e Ibn Nahas, fq 307-310).

✅ Unë anoj kah mendimi i dytë, që nuk lejohet t’i pranoni dhuratat në këto festa, çfarëdo lloji qofshin ato dhurata, për arsye të cilat i kanë cekur dijetarët më lartë.

Allahu e di më së miri,

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit