Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Namazi pas atij që e rruan mjekrën

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/4600

Pyetje: A bën të falet namazi pas atij që e rruan mjekrën?

Përgjigje: Namazi pas tij është i saktë, sepse ai është mëkatar dhe jo jobesimtar. Sipas mendimit të saktë të dijetarëve lejohet falja e namazit pas të gjithë mëkatarëve. Ndërsa shumë prej tyre thonë se, namazi pas fasikut (të pabindurit/mëkatarit) nuk është i saktë. Si për shembull pas atij që e rruan mjekrën, apo që pi alkool, apo që nuk sillet mirë me prindërit, apo që merret me kamatë, apo që është i njohur me përgojim dhe bartje fjalësh, si dhe gjëra tjera të kësaj natyre. Mirëpo, mendimi i saktë është se namazi pas tyre është i vlefshëm përderisa nuk gjykohen si të pafe. Nuk lejohet të falemi pas jobesimtarit që është i njohur me fyerje ndaj fesë, apo me komunizëm dhe socializëm, apo me nacionalizëm dhe luftim të Islamit, apo me kadianizëm, apo me çfarëdo që e bën atë jobesimtar dhe e nxjerrë nga feja. Pra, nuk lejohet të falet namazi pas tij. Mirëpo, për sa i përket mëkatarit, si ai që nuk sillet mirë me prindërit, apo që e rruan mjekrën, apo që merret me kamatë, e të ngjashëm me këta, mendimi i saktë është se namazi pas tyre është i vlefshëm. Sepse sahabët që ishin të pranishëm në kohën e Haxhxhâxh bin Jûsuf Eth-Thekafij faleshin pas tij në Arafât dhe në Muzdelife, edhe pse ai ishte prej njerëzve më mëkatar, më zullumqar dhe më kokëfortë e kryelartë dhe argumentonin me fjalën e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për udhëheqësit: “Do tua falin namazin, e nëse falen ashtu siç duhet, atëherë shpërblimi do të jetë për ju dhe ata. E, nëse falen keq, atëherë për ju do të jetë shpërblimi, ndërsa mëkati bie mbi ta.” (Ahmedi, nr. 10547). Pra, besimtari falet pas udhëheqësve dhe imamëve mysliman edhe nëse ata kanë mëkate. Ky është mendimi i saktë.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva