Në provimet (testet për nota) shkollore a lejohet ti marrim përgjigjet nga nxënësit që kemi pranë apo ndonjë tjetër (apo t’i tregojm ndokujt,me telefon apo t’i marrim me telefon përgjigjet nga dikush) e në veçanti në provimin e përfundimit te kl.9, i semi matures. (Në raste që nuk kemi mesuar pa arsye apo edhe me arsye.)

Përgjigje:  Nuk lejohet që në teste dhe provime të kopjohet, pra që përgjigjet të merren prej nxënësit që është afër, apo përmes letrave të përgatitura në shtëpi, apo me metoda tjera. Ngase, kjo llogaritet mashtrim, dhe mashtrimi është i ndaluar në Islam.

 

Imam Muslimi në Sahihun e tij transmeton prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Nuk është prej neve ai që na mashtron neve (muslimanëve) .” Kurse, në një transmetim tjetër thotë: “Nuk është prej neve, ai që mashtron.” Domethënë, ai që mashtron në përgjithësi, muslimanët apo jo muslimanët. Qëllimi i hadithit është të nënçmuarit dhe ndalimi i mashtrimit, dhe se personi i këtillë nuk është në rrugën, drejtimin dhe tiparet e muslimanëve (që janë çiltërsia dhe sinqeriteti me të tjerë, si dhe të mos mashtruarit e tjerëve). Pra, hadithi nuk tregon se mashtruesi bën kufër, siç e kanë sqaruar këtë dijetarët e mëdhenj, si Shejhul Islami, Ibën Tejmije dhe të tjerë, Allahu i mëshiroftë të gjithë! Shih: “Mexhmu el fetawa”(19/292-294).

Madje, dijetari i njohur Shejh Abdul Muhsin Abbadi, Allahu e ruajtë,na thoshte se diploma e cila është marrë me provime dhe teste gjatë të cilave është kopjuar, është diplomë e ndaluar (haram) të shrytëzohet për gjetjen e vendit të punës në të ardhmen.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit