Nëse gjatë Ramazanit na ka zënë gjumi dhe kur jemi zgjuar veqse ka përfunduar koha e syfyrit, mirpo kemi pirë dhe ngrënë në nguti, pa menduar mirë, a zëvendësohet kjo ditë?

Përgjigje: Nëse personi i këtillë ka qenë i bindur se ka hy koha e agimit (dmth ka përfunduar koha e syfyrit), megjithatë ka vazhduar të hajë dhe të pi, atëherë duhet që në këtë ditë ta vazhdojë agjërimin,pra të mos hajë dhe pi deri në perëndim të diellit, por pas Ramazanit duhet ta bëjë kaza (duhet ta zëvendësojë) atë ditë.

✏️Mirëpo, nëse kur është zgjuar nga gjumi ka menduar se ka ende kohë për të ngrënë dhe pirë (ende është natë), pra nuk ka pa shenja që agimi ka filluar, dhe pasi që ka ngrënë e ka kuptuar se koha e agimit veçse ka hyrë, atëherë në këtë rast nuk ka nevojë që kjo ditë të zëvendësohet.

?Argument për këtë të dytën është ngjarja e atij sahabiut i cili kur zbriti ajeti:”Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja” (El Bekarah, 187); ai mendoi se për qëllim është peri i bardhë dhe peri i zi i vërtetë, dhe kështu i mori dy penj, një të bardhë dhe një të zi, dhe vazhdoi të hajë syfyr deri sa i dalloi me sy të lirë këta dy penj.

➖Kur shkoi te i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ia sqaroi se për qëllim është bardhësia e agimit dhe errësira e natës, dhe megjithë faktin se ai kishte ngrënë pasi që kishte hyrë koha e agimit, i Dërguari, salallahu alejhi we selem, nuk e urdhëroi që ta bëjë kaza këtë ditë, për arsyen se ai kishte menduar që ende ka kohë për të ngrënë (pra që i lejohet të hajë deri në atë kohë).

Allahu e di më mirë!

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit