Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Nëse i zbathi mestet, a kam abdes?

Përgjigjje: Nëse njeriu i ka mbathur çorapet duke qenë me abdes e pastaj e ka prishur abdesin, i lejohet të marrë mest mbi to brenda 24 orëve nëse është vendas, dhe tri ditë e tri netë nëse është udhëtar, duke mos pasur nevojë t’i zbathë ato dhe t’i lajë këmbët sa herë që merr abdes.

? Mesti llogaritet prej kohës kur u ke dhënë mest herën e parë duke qenë me abdes, e jo kur i ke mbathur çorapet apo kur ke marrë abdes. Shembull: kur je zgjuar për namazin e sabahut ke marrë abdes dhe i ke veshur çorapet, ke qëndruar pa i zbathur ato deri në drekë dhe në kohën e drekës u jep mest. Koha që ka nisur mesti për ty në këtë rast pra është koha e drekës dhe prej tash deri në kohën e ardhshme të drekës të lejohet t’u japësh mest.

⚫️ E nëse i zbath çorapet duke pasur mest, se a ke abdes apo jo, këtu ka mospajtime mes dijetarëve. Disa thonë se edhe pse zbathen mestet, abdesi ende është i vlefshëm; në këtë rast prishet veç mesti. E disa të tjerë kanë mendimin se prishet edhe abdesi.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva