Nese nje burre e ka ndare gruan e tij perfundimisht dhe nuk mund ta ktheje më sepse e di qe ne Islam, duhet qe gruaja te martohet pastaj me nje burre tjeter, e pasi te ndahet nga i dyti, mund t’i kthehet te parit. E mua po me intereson se a eshte kusht per martese vetem nikahu apo edhe maredheniet intime, dhe nese eshte kusht vetem nikahu a mund te bej nikah me djalin e axhes, dhe te ndahem nga ai, pa bere asgje intime, ne menyre qe te kthehem te burri i pare?

✔️Përgjigja:

⛔️Kjo marreveshje per te cilen keni pyetur eshte prej gjynaheve te medha. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thene: Allahu e mallkofte ate person qe martohet per tia bere hallall gruan personit te pare qe e ka divorcuar ate (gruan), si dhe ate person per te cilin veprohet kjo”. Dmth ky mashtrim nuk lejohet.

➡️ Nje sqarim te shkurter: nese burri ia jep talakun tri here gruas, atehere ai me nuk ka te drejte ta ktheje ate grua, pervec nese ajo martohet me nje burre tjeter, dhe pastaj ndahet nga ai, atehere kane te drejte te martohen prape keta te paret. Mirepo, ketu nuk lejohen dredhina. Kjo martesa e dyte duhet te ndodhe brenda normales dhe te mos synohet divorci apo kthimi te burri i pare. Allahu e di cfare fshehin gjoksat tane dhe keto dredhi mund ti behen njerezve, por jo Allahut. Ky burre e ka ndare gruan, jo nje here, por tri here. Nese i ka ndodhur nje here pa dashje, ka pasur shancen te mos e perserise me gabimin. Le ta mase veten mire tjeter here para se ta shqiptoje divorcin per gruan, sepse ne keto gjera nuk ka hajgare. Edhe nese e thote si ne hajgare: je e ndare apo gjera qe e nenkuptojne te njejten, atehere llogaritet divorc. Pra, ky burre e ka humbur gruan ndoshta pergjithmone, dhe nese deshiron ta ktheje, nuk ka si ta ktheje, pervec nese gruaja martohet me nje burre tjeter, dhe ndodh prape qe te ndahet nga ai (pa njet per tu ndare, por me nje ndarje reale pa dredhina). ❗️❗️❗️

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit