Nëse një mysliman tallet me xhilbabin duke i thënë çarçaf, sofrabez, si fjalë nënçmuese, a bën kufër me këtë dhe a i asgjësohen veprat?

Nëse një mysliman tallet me xhilbabin duke i thënë çarçaf, sofrabez, si fjalë nënçmuese, a bën kufër me këtë dhe a i asgjësohen veprat?

Nëse ndokush nuk përqeshet me fenë, por me një pjesë të fesë, duke pasur mendim se ajo gjë nuk është prej fesë, nuk bën kufër. Ka raste kur të tjerët tallen me ata që kanë mjekra duke menduar se janë sekt dhe se kanë sjell diçka të re në fe, sepse sipas tyre mjekra nuk është prej fesë, ky është injorant e nuk e di, ndoshta dhe e fal namazin dhe nuk e di se vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij kanë pasur mjekër dhe se ai ka urdhëruar të lëshohet mjekra; apo rasti i xhilbabit që thonë se është traditë arabe e nuk është prej fesë islame, andaj dhe përqeshen, atëherë në të tilla raste nuk themi se ata janë përqeshur me fe dhe se kanë bërë kufër. Të tillëve duhet t’u sqarohet e vërteta me argumente (t’u ngritet argumenti). E kur t’u bëhet e qartë e vërteta (nëse u bëhet e qartë), atëherë mund të ndryshojë vendimi për ta se a bëjnë kufër apo jo. Ky vendim nuk na takon neve. Kur njeriu bën kufër e kur jo, vendosin gjykatësit myslimanë, apo dijetarët e mëdhenj.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit