Nëse personi del prej xhamisë (me tërë trupin), kjo dalje ndahet në tri lloje

Nëse personi del prej xhamisë (me tërë trupin), kjo dalje ndahet në tri lloje:

  • Dalje për diçka të domosdoshme, qoftë sheriatike apo e natyrshme, si: për abdes, për gusël, për kryerjen e nevojave fiziologjike, për ngrënie e pirje, lejohet dalja për këto gjëra nëse nuk është mundësia për t’i kryer brenda xhamisë, e nëse është mundësia brenda xhamisë (duke pasur banjo), atëherë nuk lejohet dalja jashtë xhamisë; apo nëse ka mundësi që dikush t’ia sjellë ushqimin e pijen në xhami atëherë personi nuk del vetë për t’i blerë, kjo është e panevojshme.
  • Dalje për diçka që është adhurim ndaj Allahut, por që nuk është obligim për ta kryer personi, si: vizita e të sëmurit, prezantimi në varrimin e një xhenazeje etj. Këto nuk i ka obligim t’i veprojë, nuk i lejohet të dalë jashtë xhamisë për to, përveç nëse ka bërë kushtëzim në fillim të itikafit, p.sh.: në shtëpi ka ndonjë anëtar të sëmurë të familjes dhe dëshiron ta vizitojë herë pas here, apo ka frikë se edhe mund të vdesë përderisa ai ende është në itikaf, atëherë këtë gjë e kushtëzon në fillim të itikafit, që të shkojë nganjëherë ta vizitojë, dhe kjo nuk ka të keqe, lejohet.
  • Dalje për gjëra që e kundërshtojnë direkt itikafin, si: për të bërë shit-blerje, apo për marrëdhënie intime me gruan, apo për të bërë paralojë me të etj. Kjo nuk lejohet, qoftë me kushtëzim apo pa kushtëzim, sepse e kundërshton direkt itikafin dhe qëllimin pse Allahu e ka ligjësuar atë.

•┈ ┈• • ✦ • •┈ ┈•
Ndejat e Ramazanit.? Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit