Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Nga gjërat që ndihmojnë në drejtimin e gjuhës

3ed5fd6c-51bb-4fbb-8e71-afe1bd03d134

Nga gjërat që ndihmojnë në drejtimin e gjuhës

1. Heshtja.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë.”

2. Mosfolja për gjëra të kota.
Kur dikush e pyeti Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem se ku është shpëtimi, ai i tha: “Mbaje gjuhën tënde!”

3. Përmendja e Allahut.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Le të jetë goja jote vazhdimisht e lagur me përmendjen e Allahut!” Kur njeriu bën dhikër vazhdimisht, nuk ka kohë të flasë gjëra të ndaluara e të kota.

 

4. Të folurit mirë dhe veprimi i të mirës.
Allahu thotë: “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.” En Nisa 114. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Me gjuhën tënde mos fol asgjë veçse atë që është mearuf (diçka e mirë).”

5. Lutja tek Allahu për përmirësimin e gjuhës.
Kur drejtohet gjuha, drejtohet edhe zemra. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Lutja bën dobi për gjërat që të kanë ardhur dhe për ato që ende nuk të kanë ardhur (prej Allahut). Andaj, o robër të Allahut, shtone sa më shumë lutjen tek Ai!”

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.
🎧 Dersi ‘Drejtimi i gjuhës’.

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Kërko në faqe

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Search in posts
Search in pages
Arkiva
Kategori