Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Ngurtësia e zemrës

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

“Fetaua Nurun ala Ed-derb” – www.binbaz.org.sa

Pyetje: Shpeshherë ndodh që zemrat e disa njerëzve t’i kaploj ngurtësia dhe si pasojë e kësaj ato nuk zbutën para këshillave të Kuranit. A u drejtohet personave të tillë kërcënimi i ardhur në Kuran?[1]

Përgjigje: Nëse kjo gjendje e tyre i pengon nga kryerja e obligimeve dhe nga lënia e harameve, atëherë ata janë të kërcënuar. E, nëse është ngurtësi që nuk i pengon ata nga kryerja e obligimeve dhe nuk i shpie në haram, atëherë kjo është mangësi në të vepruar, e cila nuk iu bën dëm. Mirëpo, ai i cili ka më shumë përulësi dhe butësi (të zemrës) është në gjendje më të mirë.

Kjo ngaqë ngurtësia (e zemrës) është dy llojesh:

1. Ngurtësi që shkakton braktisjen e disa prej obligimeve apo kryerjen e disa prej harameve dhe kjo u bën dëm njerëzve, për shkak se i shpie në haram apo në lënie të ndonjë obligimi.

2. Ngurtësi që nuk shpie në haram apo në moskryerje të obligimit, mirëpo njeriu ndien diç nga fortësia (e zemrës) dhe nuk gjen përuljen e duhur në veprat e tij. Kjo nuk e dëmton, por atij i humb pjesa e shpërblimit, të cilin e arrijnë ata që janë të përulur dhe që e përmendin shumë Allahun.

Pra, kjo ngurtësi nuk është dëmtuese në qoftë se nuk e shtyn në mëkat apo në lënien e ndonjë obligimi, por më së shumti i shkakton atij lënien e disa prej gjërave të pëlqyeshme apo shkujdesjen ndaj ndonjë pjese të dhikrit. Pra, ajo nuk e dëmton shumë, edhe pse bën që t’i humb atij një pjesë e të mirave, por e dëmton atë nëse e shtyn në moskryerjen e obligimeve apo në bërjen e mëkateve. Kjo është mangësia e madhe dhe shkujdesja që dëmton. Mirëpo, nëse është shkujdesje që rezulton në bërjen e disa gjërave të papëlqyeshme apo braktisjen e disa të tjerave që janë të preferuara, atëherë dëmi i saj është i vogël.

Përktheu: Petrit Perçuku

————————————————————————————

[1] Allahu i Madhërishëm thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut (Kuranit) dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” (El Hadid:
16).

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva