Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

“Nuk falem sepse punoj, kam familje për ta mbajtur”

tumblr_o61bqc31mb1s4an1uo1_400

“Nuk falem sepse punoj, kam familje për ta mbajtur”

Këshillë nga hoxhë Lulzim Perçuku

Personi i tillë i cili thotë se nuk mund të falet për shkak se i duhet të punojë, duhet këshilluar se qëllimi i tij në këtë jetë është për ta adhuruar Allahun. Ky është qëllimi se pse Allahu e ka krijuar atë. E prej adhurimit ndaj Allahut, është zbatimi i Urdhrave të Tij, pra falja e namazit.

Në këtë botë ai nuk ka ardhur për të ngrënë, pirë, të martohet e të vdesë.  Njeriun e ka ngritur Allahu, së pari me mendje duke e dalluar prej kafshëve, pastaj e ka obliguar me zbatimin e urdhrave dhe me largimin nga ndalesat. Allahu nuk e ka krijuar njeriun kot,por për ta adhuruar vetëm Atë.

Pastaj e këshillon për rëndësinë e namazit, duke i thënë se namazi është shtyllë e Islamit, se njeriu ka hise në Islam aq sa ka hise në namaz.

Po ashtu ia përmend hadithet kërcënuese për lënien e namazit.

Problemi në popullin tonë (shqiptar) është se kemi shumë shpresë në Mëshirën e Allahut. Ne themi: “Allahu na fal edhe pse nuk falim namaz”. Dijetarët thonë se personave të tillë të cilët kanë shumë shpresë në Mëshirën e Allahut, të cilët kanë anuar më shumë nga shpresa dhe e kanë lënë anash frikën ndaj Allahut (njeriu duhet të qëndrojë mes shpresës dhe frikës ndaj Allahut e jo të anojë nga njëra), duhet t’u sillen argumente kërcënuese, duke ua thyer shpresën e madhe, ngase ata kanë kaluar në ekstremin e neglizhencës (bëjnë mëkate dhe nuk i kryejnë obligimet).

Ibn Kajjim ka një libër me titull “Namazi”, përmes së cilit mund t’i bëhet davet kujtdo për rëndësinë e namazit. Ai përmend aty se namazi është mëkati më i madh sesa mëkatet e tjera.

Tek ne dikur, por edhe sot te gjeneratat e mëvonshme, amoraliteti shihet si një gjë shumë të madhe, sidomos për femrat. Nëse femra bën zina (amoralitet) para martesës, shqiptarët thonë që më mirë për të është që të mos jetojë fare. Por, lënia e namazit është mëkat më i madh sesa ky mëkat.

Në vendin tonë është punë shumë e madh vrasja e njeriut, por lënia e namazit është mëkat edhe më i madh sesa ky, apo më i madh sesa mëkati ngrënia e mishit të derrit, apo mëkati konsumimi i alkoolit. Po ashtu, është mëkat më i madh sesa kur dikush bën amoralitet me nënën e vet.

Këtij personi, së pari pra ia tregon rëndësinë e adhurimit ndaj Allahut, pastaj rëndësinë e namazit dhe rrezikut  të lënies së tij.

Pastaj t thuash se falja e namazit nuk merr shumë kohë. Allahu ja ka dhënë njeriut 24 orë. Për gjysmë ore njeriu mund t’i përfundojë pesë namazet e obligueshme (farzet) duke i falur në vaktet e tyre të përcaktuara brenda 24 orëve. Allahu nuk ka kërkuar që tërë kohën ta adhurosh atë me adhurime.

Allahu ia jep njeriut shëndetin, i jep shumë të mira, mendjen, familjen, fëmijë, pasuri, a nuk është mëkat që njeriu për gjysmë ore të mos mund ta falënderojë Allahun për këto të mira?! Kjo vërtetë është mendjelehtësi.

Problemi te këta njerëz është dobësia e imanit e cila nuk i lë të falin namazin. Për shkak të imanit të dobët nuk e kanë frikë Allahun dhe mbajnë shpresë të madhe tek Ai.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva