Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Nuk mund t’i agjëroj ditët (20 ditë) që i kam borxh nga Ramazani, si t’ia bëj pasi jam e sëmurë dhe nuk mundem me agjërim?

? Përgjigjje: Kjo gjë varet prej sëmundjes. Nëse sëmundja është kronike për të cilën mjekët kanë dhënë përfundimin se nuk shërohet (duke e shoqëruar të sëmurin deri në fund të jetës), në këtë rast nuk i kompenson me agjërim, mirëpo i ushqen të varfrit për 20 ditët e mbetura pa i agjëruar nga Ramazani. Dhënia e ushqimit bëhet në dy mënyra:

➖ a) U shtron ushqim të përgatitur 20 të varfërve (nga një racion),
➖ b) E ushqen një të varfër 20 ditë radhazi.

✔️ Po ashtu, mundesh t’u japësh ushqim të papërgatitur 20 të varfërve, si: miell, oriz etj. Për çdo ditë e llogarit nga një kilogram e gjysmë (1.5 kg). Për 20 ditë i bie 30 kg miell. Kështu ia jep një të varfëri këto 30 kg miell dhe e kryen obligimin. Dijetarët thonë se kur të japësh në këtë rast ushqim të papërgatitur, është e preferuar (jo obligim) të japësh dhe diçka me të cilën i varfëri e përgatit atë, si: vaj, krip etj. Nuk lejohet të jepet para, por jepet ushqim.

❌ E nëse sëmundja nuk është kronike, porse i sëmuri pret shërimin prej saj, atëherë duhet pritur derisa të shërohet dhe pastaj i agjëron kaza. E nuk lejohet në këtë rast të jepet ushqim, por duhet pritur.

✒️ Ka raste që njerëzit janë të sëmurë, dhe si pasojë nuk mund të agjërojnë në ditët e gjata të verës, ndërsa në ditët e shkurta të dimrit po. Atëherë i bëjnë kaza në dimër.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva