Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Nxjerrja (dhënia) e zekatul-fitrit pas namazit të Bajramit për atë që harron

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva

Pyetje:

Cili është vendimi Islam për atë i cili, nga harresa, nuk e nxjerr zekatul-fitrin (vitrat) vetëm se gjatë hytbës së Bajramit, pas namazit?

Përgjigje:

Nxjerrja e zekatul-fitrit para namazit të Bajramit është obligim, e kush harron nuk ka kurrfarë mëkati, mirëpo duhet ta jap pas namazit, sepse nxjerrja e tij është farz (obligim). Kështu që obligim për të është ta nxjerr zekatul-fitrin atëherë kur t’i kujtohet. Dhe sipas mendimit më të peshuar (me argumente), prej dy mendimeve të dijetarëve, nuk lejohet që qëllimisht të vonohet nxjerrja e zekatul-fitrit deri pas namazit të Bajramit, sepse i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i urdhëroi myslimanët ta dhënë atë para namazit.

Vëllimi: 13, faqe: 218.

Përktheu: Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori