Obligimi i pasimit të selefëve (sahabëve)

(Përkthyer nga www.SalafiPublications.com)

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Allahu përmend vendin dhe virtytet e Sahabëve, që Allahu ishte i kënaqur me ta, dhe obligimin e pasimit të rrugës së tyre. Dëshmi për këtë janë:

Et-Teube [9:100] ‘Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve 1 dhe ensarëve 2, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!’

En-Nisa [4:115] ‘Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!’

El-Bekare [2:137] ‘Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë. E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.’

El-Fet’h [48:18] ‘Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi3 dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.4 ‘

1
Muhaxhirët janë myslimanët e Mekës që emigruan nga Meka në Medinë gjatë viteve të para të Islamit, për shkak të persekutimit që pësuan nga banorët e Mekës.

2
Ensarët janë myslimanët e Medinës që strehuan dhe ndihmuan Profetin Muhamed sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe muhaxhirët e tjerë myslimanë që erdhën nga Meka.

3
Qetësia e përmendur në këtë varg është përkthim i fjalës arabe “sekîna”. Sipas disa thënieve të Profetit Muhamed sallAll-llahu alejhi ue sel-lem të regjistruara në librat e Buhariut dhe të Muslimit, “sekîna” është një prani shpirtërore që zbret së bashku me engjëjt për të sjellë qetësi në shpirtrat e besimtarëve të devotshëm.

4
Fitoren e betejës së Hajberit në vitin 7 h / 629.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit