Pasojat e fitneve (libërth) -1

Dr. Abdurrezak el Bedër

Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe te Ai pendohemi. Lusim Allahun të na mbroj nga të këqijat e shpirtrave dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush që e devijon dhe atë që Allahu e lë në devijim s’ka kush që e udhëzon.

Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi (salallahu alejhi ve selem) është rob dhe i dërguar i Tij.

Këtë temë kemi nevojë që ta mësojmë mirë dhe të qëndrojmë pranë saj, në mënyrë që të jemi sa më të kujdesur dhe të matur; sepse njohja e pasojave dhe dëmeve të diçkaje i jep njeriut një mbrojtje dhe e paralajmëron që mos të bie në të, sepse siq thotë një fjalë evjetër: “Si mund të ruhesh kur s’e din prej kujt të ruhesh?!”

Ai i cili nuk i njeh fitnet e as ndikimin dhe pasojat e tyre, ndodhë që të bie në to, të njolloset dhe ta dëmtojë jetën e tij, dhe në fund të ndjej keqardhje.

Njohja e pasojave të fitneve i sjell një dobi të madhe njeriut; sepse kjo bëhet në aspekt të shqyrtimit dhe vrojtimit të përfundimit të gjërave, kurse kjo konsiderohet një mendjemprehtësi e njeriut, dmth para se të veprojë ndonjë gjë duhet të shikoj në pasojat dhe ndikimin e saj.

Në biografinë e imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë) është përmendur se një grup dijetarësh nga Bagdadi kishin ardhur në shtëpinë e tij duke e pyetur: “O Ebu Abdullah! kjo gjë është përhapur në të gjitha anët (kishin për qëllim përhapjen e mendimit se “Kurani është i krijuar”).

Ai i pyeti: “Andaj, çfarë kërkoni nga unë?”.

Ata i thanë: “Kemi ardhë që të këshillohemi me ty, sepse nuk jemi të kënaqur me udhëheqjen dhe pushtetin e halifes!”.

Ai debatoi me ta për një çast dhe u tha: “Duhet ta urreni këtë mendim dhe keni kujdes mos të ngriteni kundër halifes, dhe mos derdhni gjakun tuaj dhe të muslimanëve. Shikoni në pasojat e kësaj çështjeje dhe bëni durim, që të ketë rahati ai i miri dhe të kihet rahati nga i keqi”[1].

Pra, kjo ishte një thirrje e tij që të shikohet se çfarë përfundimi kanë dhe çfarë pasojash sjellin fitnet, dhe çka përfitojnë ata që bëjnë fitne.

Ai vazhdoi t’ua përkujtoj këto gjëra, por ata dolën nga shtëpia e tij duke mos i pranuar fjalët e tij por vazhduan me mendimet e tyre. Ata i bënë thirrje edhe djalit të vëllaut të Imam Ahmedit që t’i bashkohet mendimit të tyre, por atë e ndaloi i ati i tij duke i thënë: “Ke kujdes! mos u shoqëro me ta; sepse Imam Ahmedi nuk i ka ndaluar për gjë tjetër përpos të keqes”, por ai refuzoi thirrjen e të atit.

Në fund të rrëfimit të tyre tregohet se ata ishin ngritur kundër halifes dhe si pasojë kishte ngjarë ajo që u kishte paralajmëruar Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë), me ç’rast disa njerëz ishin vrarë dhe disa ishin burgosur, duke mos arritur të përmirësojnë asgjë.

Kjo dëshmon se shikimi në pasojat dhe përfundimin e gjërave si dhe maturia janë gjërat më të dobishme për njeriun.

Nga sahabiu i ndershëm Abdullah Ibën Mesudi (radij Allahu anhu) është transmetuar të ketë thënë: “Do të ndodhin gjëra të paqarta; andaj mos nxitoni, sepse më mirë është të jesh pasues në të mirën sesa të jesh prijës në të keqen”[2].

Kurse Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij Edebul Mufred transmeton nga Aliu (radij Allahu anhu) të ketë thënë: “Të mos jeni të nxituar, mos u merrni me thashetheme dhe mos përhapni fitnet; sepse do t’u vie një bela e rëndë dhe situatë e vështirë”.

Me këto fjalë ai porositi për tri çështje: “Të mos jeni të nxituar, mos u merrni me thashethëme dhe mos përhapni fitnet”.

Çështja e parë:

Ndaloi nga të nxituarit, sepse njeriu duhet të jetë i matur, të mendohet mirë dhe të shikojë përfundimin dhe pasojat e më pas të veprojë.

Çështja e dytë:

Të preokupuarit me thashethëme është një çështje që duhet tërhequr vërejtjen shumë nga ajo. Sepse kur fitnet ndezen dhe ashpërsohen, atëherë nuk duhet që njeriu me fjalët e tij të ndikoj në ashpërsimin e tyre.

Çështja e tretë:

Ndaloi nga përpjekja në përhapjen dhe publikimin e fitneve. Kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ia tërhoqi vërejtjen ummetit, duke njoftuar se fitnet do të ekzistojnë, por tërhoqi vërejtjen për mospjesmarrje në to, sikurse është transmetuar nga Ebu Hurejre (radij Allahu anhu) të ketë thënë: Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Do të ndodhin disa fitne, ku ai i cili qëndron ulur gjat tyre është më i mirë sesa ai që është duke ecur në to, dhe ai që është duke ecur në to është më i mirë sesa ai që është duke vepruar në to”[3], dmth sa më larg ndezjes së fitnes të qëndroj njeriu, aq më mirë dhe më e dobishme do të jetë për të. Pra duhet të largohet prej tyre dhe ta lus Allahun (tebareke ve teala) që ta ruaj atë dhe muslimanët tjerë nga dëmi i tyre dhe të mos bëhet mjet i ndezjes dhe përhapjes së tyre.

Kurse tek Muslimi[4] është transmetuar nga Zejd Bin Thabit se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Kërkoni mbrojtje te Allahu që t’ju ruaj nga fitnet e hapura dhe të fshehura”, atëherë sahabet thanë: “Kërkomë mbrotje te Allahu që të na ruaj nga fitnet e hapura dhe të fshehura”.

Pra, duhet të kërkohet mbrojtje nga fitnet, të kërkohet nga Allahu (tebareke ve teala) që t’i ruaj muslimanët nga to, nga pasojat, rreziqet dhe dëmet e tyre. Ekzistojnë shumë dua të transmetuara, ku kërkohet mbrojtje nga Allahu që të na ruaj
nga e keqja dhe devijimet e fitneve.

Andaj kjo është një çështje që muslimani duhet të kujdeset për të; sepse Allahu është mbrojtës dhe robi sinqerisht duhet të drejtohet tek Allahu dhe ta lus që ta mbrojë dhe ta ruaj atë dhe të gjith muslimanët nga fitnet, dhe ky është një obligim për çdo musliman.

Kapitulli i fikhut (të kuptuarit) të pasojave të fitneve është i dobishëm për njeriun; sepse shqyrtimi i pasojave të fitneve dhe njohja e përfundimit të tyre para se të hyj në to, i jep njeriut mbrojtje dhe e paralajmëron që mos të bie në to, sikurse është thënë: “I lumturi është ai që merr mësim nga të tjerët”

Pra duhet të vështroj, të mendoj mirë dhe t’i kuptoj pasojat. Po ashtu duhet t’i pyes njerëzit e dijes para se t’i vërsulet fitnes me nguti, sepse ndodhë që të jetë prijës në fitne dhe t’ia hapë vetes dhe të tjerëve derën e së keqes.

Në librin e sunenit të Ibën Maxhes dhe në librin sunneh të ibën Ebi Asim është transmetuar nga Enesi (radij Allahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Ka disa njerëz që e hapin të keqen dhe e mbyllin të mirën, por ka disa që e hapin të mirën dhe e mbyllin të keqen; lum për atë që Allahu e ka bërë që ta hapë të mirën me duart e tij, dhe mjerë për atë që Allahu e ka bërë që ta hapë të keqen me dorën e tij”[5].

Muslimani e ka obligim të jetë i kujdesur që mos ta hapë të keqen dhe mos të bëhet prijës i saj dhe thirrës tek ajo, që pastaj të përzihet në të dhe t’i përziej të tjerët duke i hudhur ata në humnera që pasojat e tyre nuk janë të mira për ta as në dunja e as në ahiret.

Nga këtu dëshmohet se kapitulli i fikhut të pasojave, rreziqeve dhe dëmeve të fitneve i jep dobi të mëdha muslimanit.

Pasojat e fitneve janë të shumta, andaj t’i numërosh dhe të flasësh për to zgjatet shumë. Por, në këtë broshurë do t’i përmend disa pasoja, duke shpresuar tek Allahu që kjo të jetë e mirë dhe dobishme për të gjithë ne.

Vijon

Përktheu: Jeton Bozhlani

——————————————————
[1] Transmeton Ebu Bekër el Hal-lal, në librin “Es sunneh”.

[2] Transmeton Ibën Ebi Shejbe në Musannef (38343), dhe Bejhekiu në Shuab (9886).

[3] Buhariu: (3406), Muslimi: (2886).

[4] Nr (2867).

[5] Sunen Ibën Maxhe (237), Ibën Ebi Asim në librin Sunneh (297), Tajalisi në librin Musned (2082), Bejheki në librin Shuabul Iman (698), kurse shejh Albani e konsideron hasen në librin Sahiha (1332).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit