Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Pasojat e fitneve (libërth) -4

Pasoja e tretë
Ardhja në krye e të paditurve

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Gjithashtu ndër pasojat e fitneve është: ardhja në krye e njerëzve mendjelehtë dhe të paditur, të cilët nuk e kuptojnë fenë e Allahut, por tentojnë të vinë në krye vetëm me eufori, pa e kuptuar fenë e Allahut, pa pasur dituri dhe maturi, por duke i gjykuar gjërat kuturu dhe duke përhapur lajme që sjellin trazira, duke ndërhyrë në çështje të fetvave dhe të tjera duke qenë se nuk njihen si njerëz të ditur dhe të matur, por euforia është ajo që i shtyen deri te kjo, ndërsa euforinë ua sjellin fitnet.

Lidhur me këtë, Ibën Tejmije në librin e tij “El Minhaxh” thotë: “Kur ndodhë fitneja, njerëzit e menqur nuk mund t’ia dalin që t’i zbrapsin të paditurit”[1].

Kështu është çështja e fitneve, siq thotë Allahu: “Ruajuni fitneve, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq” (El Enfal/25).

Kur ndodhë fitneja, askush nuk shpëton pa u përlyer me të, përveç atyre që i ka ruajtur Allahu, e të Cilin e lusim të na ruaj të gjithve!

Pasoja e katërt
Përfundimi në gjëra të ulëta dhe të këqia

Ndër pasojat e fitneve është se; ai që përzihet në to përfundon në gjëra të dëmshme duke mos arritur asnjë dobi. Shejhul Islam ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka vështruar një numër fitnesh që kishin ndodhur në kohërat e më hershme, ku në librin e tij “Minhaxhu suneh” ka bërë një përmbledhje mjaft të dobishme rreth asaj se si kanë përfunduar ato fitne, duke thënë: “Të paktë janë ata që janë ngrirur kundër pushtetarit e të mos kenë sjellë dëm më shumë sesa dobi”.

Më pas përmend shumë shembuj për fitnet që kanë ndodhur, dhe në fund bëri një përmbledhje të rezultateve të atyre fitneve; ku thotë: “Ata njerëz as nuk e ngritën fenë as nuk lanë të qetë dunjanë”[2]. Dmth ata që kanë dalë në krye të atyre fitneve, as nuk e kanë ngritur fenë as nuk kanë lënë dunjanë të qetë; sepse kur të nxitet fitneja; ndodhin vrasje e trazira mes njerëzve, dhe ata njerëz që i nxisin këto fitne nuk sjellin asnjë të mirë.

Më herët përmendëm tregimin e atij grupi që nuk i kushtuan vëmendje këshillave të Imam Ahmedit, e gjithashtu grupi të cilët nuk morën parasyshë këshillën e Hasan el Basriut, ku përfundimi i të dy palëve ishte i njëjtë, ata nuk e ngritën fenë por përfunduan në burg, disa u vranë, disa u ndoqën si dhe shumë gjëra tjera të dëmshme të cilat përsëriten gjatë historisë.

Imam Dhehebiu flet në vëllimin e tetë të librit “Sijeru A’lami Nubela”[3] – për biografinë e Hakem bin Hisham el Emeviut – i cili ishte emir i Endelusit (Andaluzisë), ku thotë: “Gjatë pushtetit të Hekemit, në Endelus kishte shumë dijetarë, saqë thuhet se në Kordobë ishin katërmijë veta që bartnin veshje dijetarësh – dmth dijetarët, nxënësit e dijes dhe ata që bartnin veshje dijetarësh ishin të shumtë – por kur Allahu deshi që ata të shuhen; filluan të brengosen për mëkatet e Hakemit, ku bënë komlot për ta rrëzuar nga pushteti dhe u mobilizuan për të luftuar me të, dhe kjo sjelli një fitne të madhe për Islamin dhe muslimanët në Endelus”.

Pastaj vazhdon me tregimin e këtij rasti ku në fund përmendet se shumë prej tyre ishin vrarë, disa ishin burgosur dhe disa kishin ikur duke mos arritur ta ngritin fenë me këto fitne të cilat sjellin vetëm trazira, por siq thuhet: “I lumturi është ai që merr mësim nga të tjerët”.

Një numër i madh njerëzish të cilët kanë marrë pjesë në fitne, janë ndjerë të penduar në fund, dhe me keqardhje kishin pasur dëshirë të mos ishin futur në to. Në librat e historisë është shkruar shumë për ata njerëz që kanë marrë pjesë në fitne, dhe në fund u ka ardhë keq për atë. Ibën Tejmije thotë: “Kështu është gjendja e atyre që kanë kaluar më herët, të gjithë janë penduar që janë përzier në luftime dhe trazira”[4].

Ejub Es Sahtijani thotë: “Ata të cilët u ngritën bashk me Esh’athin, përmendin se u ka ardhë keq për të gjithë ata që ishin vrarë dhe kanë falënderuar allahun për ata kishin shpëtuar”[5].

Gjithashtu ndër tregimet e urta dhe të dobishme është tregimi i Zubejd bin Harith el Jamit, i cili është ndër transmetuesit e gjashtë librave të njohur të hadithit6, dhe është njëri ndër dijetarët e mëdhenj të Islamit, i cili ishte futur në fitnen e Ibën Esh’athit por kishte shpëtuar nga ajo fitne dhe po ashtu kishte shpëtuar nga vrasja, ku Muhamed bin Talha thotë: “Zubejdi më pa mua dhe Ala bin Abdulkerimin duke qeshur, dhe tha: “Sikur t’i kishin parë kokat e njerëzve nuk do kishit qeshur” Dmth tregon se si kanë rënë përpara këmbëve të tyre kokat njerëzve të vrarë, duke vrarë muslimanët njëri-tjetrin, pastaj shton: “Kisha patur dëshirë që të më pritet dora, vetëm e vetëm të mos e shohë atë situatë.”[7]

Pastaj erdhi një fitne tjetër dhe ai u ftua që merrte pjesë në të; por ai kishte parë pasojat dhe kishte patur shumë kujdes, andaj shiko përgjigjen e tij të menqur dhe me përvojë. Kur Mensur ibën Mu’temiri e ftoi të luftoj duke i thënë se familja e Pejgamberit janë duke u vrarë dhe se duhet t’i bashkangjitet Zejd ibën Aliut në mbrojtje të tyre, ai i përgjigjet: “Unë nuk do t’i bashkangjitem askujt në luftë, përveç ndonjë pejgamberi, kurse në këtë kohë nuk po gjej pejgamber”[8]. Dmth ai thotë se nuk do të gjejë ndonjë pejgamber që t’i bashkengjitej. Këtë përgjigje e thotë nga përvoja dhe njohja e pasojave që kishin pasur ato fitne.

Vazhdon

Përktheu: Jeton Bozhlani

—————————————————–
[1] (4/187)

[2] “Minhaxhu Suneh” (4/ 527-528).

[3] (8/253-260).

[4] “Minhaxhu Sunneh” (4/316).

[5] Transmeton Halife ibën Hajat në librin “Tarih” (f 76).

[6] Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut, Nesaiut dhe Ibën Maxhes.

[7] “Tarihul Halife” (f 76).

[8] Transmeton Jakub bin Sufjan në librin e tij “Tarih” (3/107), Ibën Asakiri në librin “Tarihu Dimeshk” (19/473)

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva