Pasojat e fitneve (libërth) -5

Pasoja e pestë
Ai që përzihet në fitne i bie autoriteti

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Gjithashtu, ndër pasojat e fitneve është se: Ai që përzihet në to duke qenë njeri i dijes, mund t’i bie autoritet, ndërsa shpëtimi nga fitnet ia ngritë autoritetin dhe bëhet shkak që njerëzit të përfitojnë nga dituria e tij dhe të kihet dobi nga ai me suksesin nga Allahu.

Lidhur me këtë, Abdullah ibën Aun thotë: “Muslim ibën Jesari kishte autoritet tek njerëzit më shumë se Hasan el Basriu, por kur ndodhi fitneja, u nxitua dhe u fut në të, kurse Hasan el Basriu nuk u nxitua por qëndroi i tërhequr. Më pas, Muslimit i ra autoriteti tek njerëzit kurse Hasan el Basriu u bë më autoritativ”[1].

Pastaj Ibën Aun tregon se kur përfundoi fitneja , Muslimi falënderoi Allahun duke i thënë: “O Ebu Kilabe! Unë falënderoj Allahun që nuk e kam hedhur asnjë shigjetë, nuk e kam plagosur askënd me shtizë dhe nuk e kam goditur askënd me shpatë.” Dmth ai thoshte: Unë kanë qëndruar bashkë me ta në fitne, por nuk kam hedhur asnjë shigjetë e as nuk kam goditur me shpatë; dhe me këtë ai falënderonte Allahun.

Por Ebu Kilabe iu përgjigj: “O Ebu Abdullah! Si qëndron puna me njerëzit që të kanë vërejtur duke qëndruar në rresht? – dmth ti je një dijetar i njohur dhe me autoritet; si qëndron puna me njerëzit që të kanë vërejtur të rreshtuar (në atë fitne)- të cilët thonë: “Pasha Allahun, ja ku është Muslim ibën Jesari! Ai është duke qëndruar këtu sepse është në anën e drejtë?!” Pra vetë rreshtimi yt në anën e tyre dhe prezenca jote bën që fitneja të shtohet edhe më tepër. Pas këtyre fjalëve, Muslim ibën Jesari qau, ndërsa Ebu Kilabe thotë: “Ai qau shumë saqë kisha patur dëshirë të mos ia thoja këto fjalë”[2].

Dmth ka qajtur kur ka përkujtuar se çfarë ndikimi dhe çfarë pasojash kishte qëndrimi i tij në fitne edhe pse nuk kishte luftuar, por si do të ishte gjendja sikur të kishte luftuar?!

Vazhdon

Përktheu: Jeton Bozhlan

—————————————————————–
[1] Transmeton Ibën Ebi Shejbeh në “Musannef” (11/128), Ibën Sa’d në “Tabakat” (7/165), Ibën Asakir në “Tarih” (58/146).

[2] Transmeton Ibën Sa’d në librin “Tabakat” (7/187), Halife në librin “Tarih” (f. 52), Ibën Asakir në librin “Tarihu Dimeshk” (57/146).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit