Pastrimi i dhëmbëve me brushë dhe pastë në vend të misvakut

Pyetje: Allahu ju nderoftë, një grua me inicialet U.M pyet: a e zëvendëson misvakun pastrimi i dhëmbëve me brushë, dhe a është i njëjtë shpërblimi i tij me shpërblimin e misvakut për të cilin ka inkurajuar Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)?

Përgjigje: Po, përdorimi i brushës dhe pastës e zëvendëson misvakun, bile me këtë pastrimi është më i plotë. Prandaj nëse njeriu e përdorë brushën atëherë me këtë ka praktikuar sunetin, sepse nuk është me rëndësi mjeti por me rëndësi është veprimi, sepse rezultati i përdorimit të brushës dhe pastës është më i madh sesa rezultati përdrorimit të misvakut. Por a mund të themi se përdorimi i brushës dhe pastës duhet të përdoret në çdo rast që është mustehab përdorimi i misvakut, apo mund të themi se ky është një teprim që ndoshta mund të ketë ndonjë ndikim negativ në gojë, kjo duhet të shqyrtohet.

Muhammed bin Salih el Uthejmin

Fetaua nurun Ala Derb
Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit