Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Përgatitja për Ramazan

Nga Xhabir bin Abdullah radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë: “Kur të agjërosh, le të agjëroj se bashku me ty dëgjimi yt, shikimi yt dhe gjuha jote nga gënjeshtrat e mëkatet. Mos i bëj dëm shërbëtorit dhe gjatë agjërimit cilësohu me vetëpërmbajtje e qetësi. Mos i bëj të ngjashme ditët e agjërimit tënd me ditët e tjera të vitit.” (El-Musannef i ibën Ebi Shejbes, nr. 8973)

Ky është një pasqyrim i shkëlqyer sesi duhet të jetë përgatitja për Ramazan. Kjo sepse agjërimi është ligjësuar për t’i gdhendur shpirtrat, për t’i pastruar zemrat, për ta realizuar devotshmërinë, për t’u larguar nga mëkatet, për t’i përmirësuar zemrat, gjuhët dhe gjymtyrët. Andaj, sa gjë e bukur është që ai, të cilit i është afruar ky muaj, të përgatitet si është më së miri, në mënyrë që të përfitoj prej të mirave të tij.

Shejh AbduRrezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)

www.al-badr.net

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori