Pyetje: “Cili është vendimi për përpirjen e pështymës nga agjëruesi?”
Përgjigje: “S’ka gjë të keqe nëse e përpinë pështymën dhe nuk njoh ndonjë kundërthënie mes dijetarëve. Kjo për shkak të vështirësisë dhe pamundësisë së ruajtjes nga një gjë e tillë. Ndërsa, sa i përket gëlbazës dhe mukozës, duhet patjetër që të nxirren jashtë nëse arrijnë tek goja, dhe nuk i lejohet agjëruesit përpirja e tyre, sepse një gjë e tillë (nxjerrja e tyre jashtë) është në mundësinë e tij dhe se nuk janë të ngjashme me pështymën”.