Porosia e Umerit në natën e parë të Ramazanit

Transmetohet se në natën e parë të Ramazanit, Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e falte namazin e akshamit dhe pastaj u thoshte njerëzve:

‘Uluni’. Pastaj e jepte një fjalim të shkurtër: Me të vërtetë, agjërimi i këtij muaji u është bërë obligim juve, dhe falja e namazit të natës nuk u është bërë obligim, por ata nga ju që mund të zgjohen në namaz le ta bëjnë këtë, pasi që është prej veprave të veçanta për të cilën na ka treguar Allahu, dhe ai që nuk mund të zgjohet për namaz, le të flejë në shtratin e tij.

Dhe tregoni kujdes të thoni: Do të agjëroj nëse ‘ky’ e ‘ky’ agjëron, dhe do të zgjohem në namaz të natë nëse ‘ky’ e ‘ky’ zgjohet. Kushdo që agjëron ose fal namaz nate, duhet ta bëjë këtë për Allahun. Dhe duhet ta dini se jeni në namaz gjatë kohës kur jeni duke pritur për një namaz.

Zvogëloni ndonjë fjalim të pavlerë ose të rremë në shtëpitë e Allahut (xhamitë; ai e tha këtë dy ose tre herë). Të mos agjërojë asnjëri nga ju disa ditë para muajit (në mënyrë që të mos i ikë fillimi i muajit; ai e tha këtë tri herë). Dhe mos agjëroni, derisa ta shihni [hënën e re] përveç nëse është e mbuluar. Nëse është e mbuluar, numëroni [muajin e kaluar] si tridhjetë ditë. Pastaj, mos e prishni agjërimin tuaj deri sa ta shihni natën në mal (d.m.th. deri sa ta shihni që dielli ka perënduar).

Abdurrezak el-Senani, El-Musanef, artikulli 7748.

Marrë nga uebfaqja www.sayingsofthesalaf.net

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit