Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Preparatet dhe ekzaminimet mjekësore që nuk e prishin agjërimin

Akademia Islamike e Fikhut dhe Fetuat e Shej Iben Bazit.

1. Pikat e syrit, pikat e veshit, pastrimi i veshit, pikat e hundës, inhalimi që merret nëpërmjet hundës, nëse evitohet përpirja e asaj që arrin në fyt.

2. Hapet që përdoren nën gjuhë gjatë problemeve të zemrës, nëse evitohet përpirja e sasisë që arrin në fyt.[1]

3. Supositorët, pastrimet dhe incizimet (kolposkopia) vaginale.

4. Incizimi i brendshëm i mitrës (histeoskopia).

5. Gypi (katetra), aparati (uretroskopi), lëngu që përdoret për rrezet rentgen dhe ilaqet, të cilat futen në kanalin urinor të mashkullit apo femrës.

6. Injeksionet që ipen në lëkurë, muskuj dhe venë, me përjashtim të atyre që janë ushqyese.

7. Gazi i oksigjenit.

8. Gazrat e anestezionit, nëse të sëmurit nuk i ipen materie të lëngta ushqyese.

9. Ajo që hyn në trup nëpërmjet lëkurës siq janë yndyrërat, pomadat, kremërat medicinale.

10. Futja e gypit (katetrës) në arterie për incizimin e enëve të zemrës apo organeve tjera.

11. Futja e aparatit per incizim nepermjet murit te barkut per ekzaminim te organeve apo per operim.

12. Marrja e nje cope te melcise apo organeve tjera, nese kjo nuk shoqerohet me perdorimin e ndonje materie.

13. Incizimi i brendshem i lukthit (gastroskopia), nese gjate saj nuk perdoret ndonje leng apo materie tjeter.

14. Futja e cdo mjeti apo materie medicinale ne tru apo ne palcen kurrizore.

15. Te vjellurit e paqellimte.

16. Dhenia e gjakut per analize.

17. Anestezioni per dhembe, patrimi, mbushja apo nxjerrja e tij.

18. Perdorimi i insulines.

19. Mjeku musliman duhet tfi keshilloj pacientet qe veprimet e cekura me larte te shtyhen per me vone, nese kjo nuk sjell ndonje dem ne shendetin e tij.

Perktheu: Jeton Bozhlani

———————————————————–
[1] Disa dijetarë nuk e kushtëzojnë mospërpirjen e sasisë që arrinë në fyt, sepse ajo është një sasi shumë e vogël që nuk mund të arrijë në lukth, prandaj kjo sasi nuk merret parasyshë.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva