Pse është quajtur dita e Xhuma, me këtë emër ?

?Përgjigjja:

➡️Dita e Xhuma është quajtur me këtë emër ngase rrënja e kësaj fjale tregon për tubim (ixhtima). Pra, në këtë ditë tubohen njerëzit për ta falur namazin e xhumase. Ky është mendimi i shumë prej dijetarëve.

Arabët më herët në xhahilijet (periudha e injorancës para-islame) këtë ditë e quanin dita arubeh.

?Kështu që, dijetarët kanë mospajtime cila ishte arsyeja apo cili ishte i pari që këtë ditë prej emrit arubeh e quajti xhumah (apo xhumuah). Disa thanë se kjo ditë u quajt xhumah pas ardhjes së Islamit, për arsye se në këtë ditë tubohen njerëzit për ta falur namazin e xhumase (siç u përmend më lartë).

?Disa të tjerë thanë se është quajtur kështu ngase në këtë ditë është tubuar krijimi i Ademit, alejhis selam.

Ndërsa, dijetarët e sires (jetëshkrimeve të njerëzve) thonë se i pari e cila e quajti ditë e xhumas është Ka’b bin Luej, gjyshi i shtatë i të Dërguarit, salallahu alejhi we selem. Ka’bbin Luej ishte prej njerëzve të respektuar te arabët, saqë ata vdekjen e tij e caktuan si kalendar për shënimin e ngjarjeve, domethënë filan ngjarja ka ndodhur para apo pas vdekjes së tij, e kështu me radhë. Kështu vazhdoi deri në ngjarjen e ushtrisë së elefantit, kur ata pastaj filluan t’i shënonin ngjarjet me vitin e elefantit. Pra, sipas librave të sires ai në këtë ditë i tubonte Kurejshët, u mbante fjalim, i këshillonte dhe i njoftonte se një pejgamber do të dërgohet në Meke dhe ai do të jetë prej pasardhësve të tij, prandaj i këshillonte që ta ndiqnin atë.

Allahu e di më mirë! ?

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit