Raporti me prindin jobesimtar

Kam hyr në Islam para tre muajve, prindërit e mi janë jobesimtarë (ka lindur nga prindër jobesimtarë dhe është konvertuar). Si të sillem me ta, a duhet të kem ndaj tyre urrejtje të pakufizuar?

Sjellja dhe raporti ndaj tyre duhet të jetë siç ka thënë Allahu në Kuran: “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.” Muxhadile, 22. Ata duhet t’i urresh për hir të Allahut, se janë jobesimtarë, se i bëjnë kufër Allahut, se e kundërshtojnë Atë dhe të Dërguarin e Tij. Por, në raport me ta duhet pasur sjellje të mirë dhe respekt, duke i kryer obligimet ndaj tyre. Allahu thotë: “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë…” Lukman, 15. Kjo është kthim i së mirës me të mirë. Ata të kanë rritur dhe ushqyer, andaj duhet t’ua kthesh të mirën me të mirë.

E ke obligim sjelljen e mirë dhe respektin ndaj tyre, por jo t’i duash me zemër; qëllimi është të mos i duash në fenë e tyre, përndryshe dashuria të cilën Allahu e ka krijuar në natyrshmërinë e prindit ndaj fëmijës apo në natyrshmërinë e fëmijës ndaj prindit nuk përfshihet në këtë çështje.

Myslimani nuk e do jobesimtarin duke e dashur për shkak se është jobesimtar, kjo nuk i lejohet atij. Nëse i do ata (nga ky aspekt) atëherë ke mangësi të besimit në zemrën tënde, madje është rrezik që besimi t’i dalë nga zemra.

Shejkh Feuzan | Shkëputur nga derset: Asgjësueset e Islamit, ligjëruar nga hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit