Rëndësia e namazit me xhemat

Dr.Sulejman Rruhejli – ligjërues në Universitetin Islamik të Medines

Shkëputur nga audio ligjërata ‘Këshilla dhe mësime nga vdekja e zotëriut të
njerëzimit, salallahu alejhi ue selem’

… Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) në shtratin e vdekjes i porositi sahabet të kujdesen për namazin!

Në shtratin e vdekjes interesohej për muslimanët se a e kanë falur namazin! Megjithëse iu keqësua gjendja, ai tentonte të nisej për shkuar në namazin me xhemat. Kërkoi t’i sjellin ujë për t’u pastruar me shpresë se do të freskohej për të shkuar në namazin me xhemat. Kështu veproi katër herë, derisa kuptoi se nuk mund të nisej për namaz, atëherë urdhëroi Ebu Bekrin (radij Allahu anhu) që t’u printe njerëzve në namaz.

A nuk e di o rob i Allahut…? O ti që e do Pejgamberin e Allahut (salallahu alejhi ve selem) a nuk e di se ç’ishte ajo që Pejgamberin e bëri të buzëqeshë për herë të fundit në këtë botë?

Ishte namazi me xhemat.

A nuk po e sheh se Pejgamberi buzëqeshi kur i pa muslimanët të rreshtuar pas Ebu Bekrit duke e falë namazin e sabahut?

O ti që e do Pejgamberin! Më thuaj për Zotin, si mund të pajtohet zemra jote për t’u falur në shtëpi, duke e ditur se ke braktisur një vepër e cila ka nxitur Pejgamberin të buzëqeshë për herë të fundit në këtë botë?

Më thuaj për Zotin, sepse unë jamë i bindur se ti e do Pejgamberin e Allahut, më thuaj se si pajtohet zemra jote që të argumentosh se “dijaterët kanë mendime të ndryshme rreth namazit me xhemat”? duke e ditur se kjo është vepra që Pejgamberin e ka bërë të buzëqesh për herë të fundit në këtë botë?

O muslimanë! Keni frikë Allahun dhe kujdesuni për namazin.

O ju burra! Keni frikë Allahun dhe kujdesuni për namazin me xhemat.

Përktheu: J.B.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit