Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Ruaje kohën!

https41.media.tumblr.com044d9603f0b2438b3f87c8d665ab859atumblr_nrcfqoc3l01redsk3o1_1280
  • Besimtarit nuk i lejohet ta çojë kohën kot. Kapitali i tij është koha. Nëse nuk e shfrytëzon atë, do të humbasë shumë. Allahu betohet në kohën: “Pasha kohën!” Asr 1. Pastaj menjëherë në ajetin vijues thotë: “Me të vërtetë, njeriu është në humbje“, pra janë në humbje të gjithë ata që nuk e shfrytëzojnë kohën. Për shkak të madhështisë së kohës dhe rëndësisë së saj, Allahu u betua në të. Allahu të ka begatuar me të. Përmes kohës që ta ka dhënë, ti e adhuron Allahun, e përmend, e lutë Atë. Nëse e shfrytëzon kohën në vepra të mira, e fiton xhenetin. E nëse nuk e shfrytëzon, atëherë je prej të humburve, ose në mënyrë absolute siç janë jobesimtarët, ose do të humbësh shumë shpërblime në botën tjetër. Pastaj vjen përjashtimi: “përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira” m.th. e kanë mbushur kohën me vepra të mira, “…i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” Kishte nga selefi që ka thënë: “Koha më e rëndë për mua është kur ha bukë, sepse nuk mund ta përmendi Allahun”, sepse e fut kafshatën duke mos mundur të bëjë dhikër. Ata shumë e kanë përmendur Allahun. Besimtari duhet të jetë i mençur duke mos e lënë kohën t’i ikë kot, në gjëra të pavlefshme, apo dhe më keq në ndalesa.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori