Sa do të duhej të…?

(www.sayingsofthesalaf.net)

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Është transmetuar se Uehb bin Munebih, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Njëherë një dijetar e pyeti një dijetar tjetër më të madh se vetë në dije:

“Sa do të duhej të ndërtoja?”.

Ai u përgjigj:

“Aq sa të mbron nga dielli dhe shiu.”

Ai pyeti:

“Sa do të duhej të haja?”

Ai u përgjigj:

“Më shumë se aq sa të len të uritur, dhe më pak se aq sa të ngop.”

Ai pyeti:

“Sa do të duhej të vishem?”

Ai u përgjigj:

“Aq sa është veshur Pejgamberi Isa”.

Ai pyeti?

“Sa do të duhej të qeshja?”

Ai u përgjigj:

“Aq sa do të vërehej në fytyrën tënde, por që nuk do të dëgjohej zëri yt.

Ai pyeti:

“Sa do të duhej të qaja?”

Ai u përgjigj:

“Kurrë mos u lodh së qari nga frika nga Allahu.”

Ai pyeti?

“Sa do të duhej t’i fshehja veprat e mia?”

Ai u përgjigj:

“Aq sa njerëzit do të mendonin se nuk ke bërë ndonjë vepër të mirë”.

Ai pyeti:

“Sa do të duhej t’i bëja publike veprat e mia?”

Ai u përgjigj:

“Aq sa do të bënin të eturin të pasojë shembullin tënd, por pa folur njerëzit për ty.”

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit