Sa duhet të jetë gjatësia e udhëtimit që lejon mos agjërimin?

Pyetje: “Sa duhet te jetë gjatësia e udhëtimit që lejon mos agjërimin?”

Përgjigje: “Udhëtimi që lejon mos agjërimin dhe shkurtimin e namazit është përafërsisht 83 km., edhe pse ka prej dijetarëve që nuk kanë kufizuar ndonjë gjatësi të caktuar dhe kanë thëne se: çdo gjë që në zakonet dhe traditat e njerëzve njihet si udhëtim, atëherë është udhëtim.

Dhe Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) shkurtonte namazin kur udhëtimi i tij arrinte gjatësinë e tre Ferasih (një fersah është tri milje, dhe një milje është 1.60 km., kështu që tri milje janë 4.8 km., dhe kjo është një fersah, sh.p.).

Ndërsa udhëtimi i ndaluar: nuk e lejon ndërprerjen e agjërimit dhe shkurtimin e namazit, sepse udhëtimit të ndaluar nuk i përket një privilegj dhe leje e tillë. Ka prej dijetarëve që kanë thëne se nuk ka dallim mes udhëtimit të ndaluar dhe atij të lejuar apo që është në bindje (ndaj Allahut), për shkak se argumentet kanë ardhur në mënyrë të përgjithshme, mirëpo dija është tek Allahu”.

(Shejh Ibn Uthejmin Fikhul-ibadat)

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit