Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Sadakaja dhe duaja a ja largojnë dënimin të vdekurit apo ia pakësojnë?

Allahu e di më së miri, mirëpo njeriu duhet ta lusë Allahun që ta falë atë të vdekur.
Dijetarët kanë përmendur se prej shkaqeve të cilat ia fshijnë njeriut mëkatet, është edhe dënimi i varrit. Nëse njeriu ka mëkate të cilat Allahu nuk ia ka falur gjatë jetës së tij, Ai e dënon në varr. Kjo është më mirë sesa t’ia shtyjë atë dënim për Ditën e Gjykimit, ngase dënimi i ahiretit është më i ashpër sesa i varrit.
Pastaj, dijetarët kanë mospajtime rreth asaj se nëse njeriu dënohet në varr, a do i vazhdojë dënimi deri në ringjallje apo nëse dënimi ia fshin mëkatin atëherë i ndërpritet.
Mendimi më i saktë është se dënimi i ndërpritet. Nëse njeriu dënohet në varr për një mëkat dhe dënimi është aq i madh saqë ia shlyen atë mëkat, atëherë ndërpritet ky dënim dhe besimtari kthehet në jetën e kënaqësisë së varrit.
Se a është shkak duaja dhe sadakaja që Allahu t’i ndërpresë krejt dënimin të vdekurit, Allahu e di më mirë. Mirëpo, pa dyshim se dënimi i pakësohet.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva