Shejh bin Bazi shpesh qante kur ndëgjonte për shpifjen që i është bërë Aishes (radij Allahu anha)

 

Shejh bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) thoshte:

“Aisheja (radij Allahu anha) është e bija e Siddikut, dhe sipas unanimitetit të muslimanëve ajo është nëna e besimtarëve. Prandaj ai që pohon se ajo ka bërë zina, atëherë ka bërë kufër; sepse ky nuk i ka besuar Allahut e as fjalës së Tij, me ç’rast Allahu thotë:

“Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një soj i keq prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju” (Nur: 11).

Këtë e quajti shpifje, sepse qëllimi është se Aisheja, nëna e besimtarëve, është gruaja më e mirë ndër të gjitha gratë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) përveç Hadixhes, sepse dijetarët ndahen disa mendimesh se cila ishte më e mirë.

Prandaj, ai që pohon se Aisheja ka bërë zina, apo e akuzon për atë vepër, atëherë ai është kafir sipas unanimitetit të muslimanëve, dhe është person që nuk i ka besuar Allahut e as Pejgajmberit të Tij. Ajo ishte e pastër nga kjo shpifje, ajo ishte Siddikeja e bija e Siddikut, ajo ishte gruaja më e mirë e Pejgamberit, përveç Hadixhes, siç e cekëm më lartë.

Gratë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) të gjitha ishin të pastërta, besimtare dhe të devotshme, ato janë nënat e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me to). Është obligim të besohet kjo, dhe të besohet se ato janë gratë më të pastërta dhe më të mira.

www.sahab.net

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit