Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Shfrytëzoje kohën duke bërë dhikër sa më shumë!

Shfrytëzoje kohën duke bërë dhikër sa më shumë!

Disa dijetarë përmendin se brenda 5 minutave njeriu mund të arrijë këto tri gjëra:

-fshirjen e mëkateve (të vogla, e për të mëdhatë kërkohet pendim i veçantë): “Kush thotë subanAllahi ue bihamdihi 100 herë brenda ditës, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.”

-mbrojtjen prej dënimit të varrit: “Kush e lexon suren Mulk çdo natë, është i mbrojtur prej dënimit të varrit.”

-ndërtimin e një shtëpie në xhenet: “Kush e lexon 10 herë suren Ihklas, i ndërtohet një shtëpi në xhenet.”

(Të gjitha këto mund t’i bëjë brenda 5 minutave).

Ka njerëz të cilët veprojnë punë gjatë të cilave nuk është shumë e nevojshme të kenë shumë koncentrim, apo sepse i kanë mësuar përmendësh. Kur gratë punojnë punë shtëpie nuk është e nevojshme të kenë koncentrim të madh. Është mirë ta shfrytëzojnë këtë kohë duke e përmendur Allahun, e kështu të fitojnë shpërblim. Përveç që e arrijnë shpërblimin e përgatitjes së bukës për bashkëshortin dhe fëmijët, gjë kjo që ka shpërblim të madh, po ashtu mund të arrijnë shpërblimin e përmendjes së Allahut gjatë asaj kohe (sa e përgatisin atë), shembull: leximi i sures Ikhlas 10 herë, thënia 100 herë SubhanAllahi ue bihamdihi, thënia subhanAllahi ue bihamdihi dhe SubhanAllahil adhim (dy fjalë këto që peshojnë shumë në Peshore në Ditën e Gjykimit), istigfari etj.

Po ashtu dhe njerëz të tjerë mund të veprojnë kështu, shembull: gjatë pritjes së hapjes së semaforit.

Për fjalën “subhanAllahi ue bihamdihi” që e thua të mbillet një palmë në xhenet.

Gjëja për të cilën më së shumti do të pendohet njeriu (besimtari pasi hyn në xhenet) apo të pikëllohet, është koha e ikur pa bërë dhikër, shtimi i dhikrit, kur sheh se sa shpërblime të shumta ka arritur ai që e ka përmendur Allahun shumë. Ai do t’i bie pishman që nuk e ka thënë një “subhanAllah” më shumë.

Sa më përqendrim më të madh gjatë dhikrit, shpërblimi është më i madh dhe dobia më e madhe. Kur e bën në këtë mënyrë, krejt ndryshe do të ndihet njeriu, për dallim prej ditës tjetër që e ka thënë pa përqendrim, si fjalë të gjuhës.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva