Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Shkaqet e dënimit në varr

photo_2018-11-27_11-21-49

Shkaqet e dënimit në varr

1. Mos mbulimi i avretit gjatë urinimit, rënia e urinës në rroba (veshja menjëherë pas urinës pa u pastruar dhe rrobat janë prekur me urinë), mos pastrimi prej urinës, moskujdesi në përfundimin e urinimit (çohet pa e përfunduar) dhe gjendja kur personi ka kryer urnimin e pastaj i del diçka prej urinës kur është duke marrë abdes dhe nuk kthehet ta pastrojë e të fillojë rishtas abdesin.

2. Bartja e fjalëve (nemime) në mesin e njerëzve me qëllim përçarjen mes tyre (filani ka thënë ashtu e kështu për ty, apo filani ka vepruar kështu e ashtu ndaj teje).

3. Përgojimi (gibeti). Përmendja e një gjëje të dikujt të cilën ai e urren.

Katade rahimehullah thotë se kanë përmendur dijetarët e mëhershëm se dënimi i varrit ndahet në tri pjesë: një e treta për shkak të përgojimit, një e treta për shkak të bartjes së fjalëve dhe një e treta për shkak të moskujdesit gjatë urinimit apo mospastrimi pas urinimit. Ibn Haxher rahimehullah thotë: “Disa nga dijetarët i kanë bërë bashkë këto tri shkaqe të dënimit në varr duke ardhur në përfundim se pse janë përmendur në hadithe. Kjo është se jeta në varr i paraprin jetës së ahiretit. Gjëja e parë prej të drejtave të Allahut që do të gjykohet në Ditën e Gjykimit është namazi. Kurse prej të drejtave të njerëzve është prekja e gjakut (jetës) të tjerëve, vrasja. E siç e dimë çelësi i namazit është pastrimi nga papastërtitë fizike konkrete (abdes, gusël) dhe abstrakte. Ndërsa çelësi i jetës është përgojimi. Shkaku pse vihet deri te vrasja është ose përgojimi ose bartja e fjalëve.” Njerëzit dënohen në varr, për shkak se për këto gjëra do të pyeten apo gjykohen së pari në ahiret.

4. Refuzimi i Kuranit.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Atij që e ka mësuar përmendësh Kuranin dhe ka punuar me të, në Ditën e Gjykimit do t’i thuhet: “Lexo dhe ngrihu nëpër shkallë të xhenetit (duke e lexuar atë), sepse vendi yt (në xhenet) do të jetë deri në ajetin e fundit që e ke lexuar sa ke qenë në dunja!” Mirëpo, (qëllimi me) Saahibul Kuran -zotëruesi i Kuranit (njeriu i Kuranit), është ai që nuk i ndahet leximit të tij dhe punon me të. Allahu gjithmonë e ka përmendur leximin e Kuranit së bashku me të punuarit me të. Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu ka thënë: “Leximi i vërtetë i Kuranit është veprimi i gjërave që i ka urdhëruar dhe mosveprimi i gjërave që i ka ndaluar ai. Gjithashtu leximi i Kuranit ashtu siç ka zbritur prej Allahut dhe mos nxjerrja e ajeteve prej kontekstit, si dhe mosdhënia interpretime (të kota prej vetes) që nuk i takojnë (Kuranit).” Ai që e lexon Kuranin dhe punon me të, Kurani do të jetë argument për të një Ditën e Gjykimit. E ai që e lexon Kuranin dhe nuk punon me të, ai është prej atyre që e kanë refuzuar Kuranin (pasi i ka ardhur e ka refuzuar, nuk ka punuar me të). Kurani do të jetë argument kundër tij në Ditën e Gjykimit dhe ai do të dënohet në varr. Ai që e mëson përmendësh Kuranin e ka për obligim të kujdeset për të, ta përsërisë vazhdimisht.

5. Fjetja e qëllimshme duke ikur namazi farz.
Siç ka ardhur në hadith, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem urrente që njerëzit të flinin para jacisë, nga frika se do t’iu ikë namazi i jacisë dhe urrente që njerëzit të qëndronin zgjuar pas jacisë duke bërë muhabet, nga frika se do t’iu ikë namazi i sabahut. Muslimani duhet të mos qëndrojë zgjuar natën kur e di se është rrezik t’i ikë namazi i sabahut. Transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem një herë ka udhëtuar gjatë gjithë natës me disa sahabë (ishin të lodhur e të rraskapitur). I kanë thënë që sikur të pushonim në fund të natës. Mirëpo, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kam frikë se sikur të pushonim tash, do na zërë gjumi dhe do të na ikë namazi i sabahut.” Atëherë Bilali e merr përsipër të qëndrojë zgjuar e t’i zgjojë për namaz. Kur ka marr këtë garantim, kanë rënë të flenë. Namazfalësi duhet të veprojë shkaqet për faljen e namazit në fillim të kohës së tij.

6. Gënjeshtra.
Ajo është të treguarit për diçka në të kundërtën e realitetit të saj. Gënjeshtra më e keqe është:
-ajo që bëhet ndaj Allahut. Kjo ka disa forma: Cilësimi e përshkrimi i Allahut me ato Cilësi që Ai nuk e ka cilësuar Veten e Tij e as i Dërguari i Tij, e të cilat nuk i shkojnë Madhërisë së Tij; bërja të lejuara gjërat që Allahu i ka ndaluar dhe bërja të ndaluara gjërat që Allahu i ka lejuar, pa argument nga Kurani e suneti; pretendimi nga dikush se ka parë një ëndërr pa e parë fare.
-ajo që bëhet ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem (mveshja e haditheve).
-betimi rrejshëm për të marrë të drejtën (gjënë) që i takon dikujt tjetër.

7. Imoraliteti.
Imoraliteti ka dënim në këtë dunja, në varr dhe në ahiret.

8. Kamata.
Kamata është e ndaluar me Kuran, me sunet dhe me konsensusin e muslimanëve.

(Këto shkaqe janë nxjerrë nga një hadith i gjatë).

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.
🎧 Dersi Shkaqet e dënimit në varr.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva