Shkëmbimi i mesazheve mes burrave dhe grave

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdullah Ibën Ka’ud, Abdullah Ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: Nganjëherë bëj gjëra që e hidhërojnë Allahun. Do të doja të isha grua e ndershme dhe e sinqertë ndaj Zotit tim. Si ta bëj këtë? A është e lejuar për një grua të shkëmbejë mesazhe me një djalë të ri “për të arritur ta njohin njëri-tjetrin”?

Përgjigja: Nuk të lejohet ty të shkëmbesh letra ose mesazhe me një djalë të ri që nuk është mahrem i yti (bashkëshorti ose një i afërm me të cilin nuk martohesh) për të “arritur ta njihni njëri-tjetrin”. Kjo,për shkak se të bësh atë gjë mund të nxisë epshin dhe të shkaktojë dëme / të këqija, prishje / çoroditje.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Fetuaja nr. 8593.
www.alifta.com
Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit