Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Shpesh ndodh qe ata qe nuk jane praktikues te fese, te na thone: Perse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka pas shume gra? -Cila do te ishte pergjigja me e mire qe t’ua themi?

Përgjigje: Pse i Derguari sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem kishte shume gra? A eshte kjo shkaku se ishte person epsharak apo me martesen e tij me shume gra kishte objektiva tjere qe e kalojne martesen e nje personi te thjeshte?

?Dihet shume mire qe i Derguari sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem ishte njeri zahid (asket) ne kete dunja dhe nuk ishte lakmitar ne kenaqesit edhe bukurite e saj. Përkundrazi shpesh e gjejme se agjeronte shume gjate diteve, falej shume gjate nates.

?Kishte momente qe nuk kishte buke ne shtepine e tij. Shkonin dite dhe jave dhe nuk ndizej zjarri ne shtepine e tij. Ndodhte qe lidhte gure ne barkun e tij prej urise se madhe; i nderrohej zeri dhe ecte i kërrusur nga uria.

?Kur i vinte nje pasuri prej te mirave te kësaj dynjaje ua shpërndante te tjereve,ndersa nese nuk kishte prej te mirave te saj nuk vraponte pas tyre.Edhe kur iu afrua mundesia qe t’i arrij keto mira (pasuria, grate,udheheqesia) ai u distancua prej tyre, dhe tregoi qe qellimi kryesor i tij eshte daveti (thirrja) per tek Allahu i Lartesuar dhe adhurimi i Tij.

?Sic eshte e njohur ne librat e sires hadithi kur mushriket e Mekkes i ofruan te behej i pari i tyre, ia ofruan pasurine e krejt banoreve te Mekkes, grate me te bukura vetem e vetem qe te hiqte dore nga daveti, mirëpo ai i refuzoi ato pa asnjë hezitim.

❓Atehere pse u martua me shume gra? Nese e lexojme siren e tij e shohim qe martesa e tij me shume gra kishte ndodhur vetem pasi qe kishte migruar ne Medine, cfare tregon se ai ne ate kohe kishte arritur moshe goxha te shtyer, mbi pesedhjete vjecar (ne kohen kur potenca bie dukshem te cdo mashkull). Prej kësaj e kuptojme se martesa e tij me keto gra nuk ishte per te kënaqur kenaqesite e tij epsharake mirëpo per motive shume me madheshtore.

➡️Gjithashtu martesa e tij e pare me Hadixhen (ne rinine e tij kur potenca eshte shume me e larte) e cila ishte vejushe, me e moshuar se ai, jo martesa me grate te tjera gjate kohes se te jetuarit me te, krejt kjo tregon se ai nuk ishte njeri qe vraponte pas epsheve dhe kenaqesive te kësaj dynjaje.

?Ne e dime qe ndaj tij jane bere shume akuza dhe shpifje prej mushrikeve te Mekkes, sikur ai te kishte pasur kete mangësi atehere ata te paret do t’ia përhapnin kete, mirëpo ai njihej si njeriu me moralet me te larta, prandaj e gjejme se kurre mushriket e Mekkes nuk e akuzuan nga ky aspekt.

❓Cilat ishin qëllimet per te cilat ai u martua me shume gra? Qellime te shumta:

1⃣ Kujdesi ndaj grave vejusha sic ishte martesa e tij me Ummu Seleme.

2⃣ Prej tyre qellime politike: martesa me e tij me vajzen Sufjanit kryetarit te Mekes i cili ne ate kohe ishte akoma mushrik, apo martesa me Xhuwejrijjen vajzen e kryetarit te fisit Beni Mustalak, per shkak se shume fise ishin nen qeverisjen e tij. Dhe dihet fare mire se me martese forcohen edhe me shume lidhjet diplomatike – kur kjo martese ndodhe ne mes te udheheqesve.

3⃣ Ligjësimi i disa dispozitave qe mendohej se jane te ndaluara: martesa e tij me Xhahshin gruan e djalit te tij te adoptuar, gjersa mendohej nga sahabet se kjo lloj martese eshte e ndaluar.

4⃣ Te afruarit sa me shume me shoket e tij te ngushte sic ishte martesa me Aishen, vajzen e Ebu Bekrit dhe Hafsa vajzen e Umerit radijjAllahu anhum. Dhe qellime te tjera, nese meditojme e gjejme secdo martese e tij esenca e saj ishte daveti per tek Allahu dhe ne ndihme te fese se Allahut.

⭕️Ajo qe vlen te theksohet eshte se te gjitha grate e tij ishin te veja pervec Aishes, sikur te kishte qene person i cili shkon pas epsheve tetij, atehere ishte martuar me vajza te reja, te virgjera, dhe kjo do te ishte shume lehte per te, kur dihet se sahabet ishin te gatshem t’i martonin vajzat e tyre me te Derguarin, sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem, qe te formonin lidhje farefisnore me te.

Allahu e di me mire!

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva