Shpjegim i ajetit: “Kur të dërguarit humbën çdo shpresë dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë.” (Jusuf, 110)

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/9083

Pyetje: Çfarë kuptimi ka fjala e Allahut: “Kur të dërguarit humbën çdo shpresë dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë.” (Jusuf, 110)?

Përgjigje: Domethënë për shkak të dëshpërimit të madh që i kaploi, ata humbën çdo shpresë nga ndihma. Pra, aq shumë iu ashpërsua atyre gjendja, sprovat e belatë, saqë menduan se ndihma dhe premtimi (i Allahut) për të, nuk do të vijë, e, atëherë, në atë moment u erdhi ndihma. Kjo do të do thotë se ndihma vjen pas vështirësisë së madhe. Ashtu siç thotë i Madhërishmi: Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” (El-Bekare, 214). Këto fjalë i thanë për shkak të tmerreve dhe lodhjeve të tepërta që i përjetuan. Për shkak të kësaj, ata e panë si të largët ndihmën e Allahut, derisa edhe menduan se ende nuk kishte arritur koha e saj dhe se ata gabuan kur menduan se koha e saj ka ardhur.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit