Shpjegim i ajetit: “Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.” (Ed-Duhan, 29)

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/9106

Pyetje: Çfarë shpjegimi ka fjala e Allahut të Lartësuar: Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.” (Ed-Duhan, 29)?

Përgjigje: Lidhur me këtë dijetarët përmendën se ata (jobesimtarët) nuk kanë asnjë punë të mirë dhe se qielli e Toka qajnë kur nuk bëhen më punë të mira nga njerëzit e hajrit. Ndërkaq në këta që u përmendën në ajet, nuk ka kurrfarë mirësie dhe, po ashtu, ata nuk kanë vepra të mira që do t’u ngriheshin (në qiell). Pra, për arsye se ata nuk patën asnjë punë të mirë, nuk i vajtoi as qielli e as Toka. Nga Allahu kërkojmë ndjesë!

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit