Shpjegimi i ajetit: “Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!” (El-Bekare, 28).

Shejh AbdulMuhsin El-Abbad (Allahu e ruajtë)

Ajeti: “Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!” (El-Bekare, 28).

Në këtë ajet Allahu bashkoi midis dy vdekjeve dhe dy jetëve. Vdekja e parë përfshinë etapat e njeriut në mitër si pikë fare (sperme), pastaj si droçkë gjaku, pastaj si copëz mishi pa formë para se t’i fryhet asaj shpirti. Jeta e parë është gjendja e tij pas fryrjes së shpirtit në të. Vdekja e dytë është kur t’i merret shpirti, në kohën kur atij i përfundon jeta. Jeta e dytë përfshinë ringjalljen nga varrezat. Ky ajet i sqaron dy jetët dhe dy vdekjet e përmendura në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdesim dy herë dhe na ke ngjallur dy herë. Tani i pranojmë gjynahet tona. Prandaj, a ka ndonjë rrugëdalje (nga Xhehenemi)?” (Gafir, 11).

Ky ajet fisnik i detyron jobesimtarët me pranimin e teuhidit uluhije, që është veçimi i Allahut me adhurim dhe mosbërja shirk ndaj Tij, dhe atë përmes pohimit të teuhidit rububije dhe se Allahu është Krijuesi, është Ai që jep jetë dhe që i bën krijesat të vdesin.

Shkëputur nga: “Min kunuzil-Kuranil-Kerim”

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit