Si duhet të falet i sëmuri pas operacionit?

Marrë nga fetvatë e shejh Abdulaziz ibën Baz

Pyetje:

I sëmuri, që i është bërë ndërhyrje kirurgjike në bark, pas operacionit ka qëndruar një ditë e gjysmë pa vetëdije nën ndikim e anestezionit. Kurse pas ardhjes së vetëdijes, ai nuk ka mundur të përkulet për namaz e as të pastrohet afërsisht një javë, si duhet të falet ky person?

Përgjigje:

I sëmuri e ka obligim që namazin ta falë në atë formë që ia lejon gjendja shëndetësore, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), kur e pyetën disa persona të sëmurë, ku thotë: “Falu ngritur në këmbë, nëse nuk mundesh falu ulur, nëse nuk mundesh falu shtrirë”.

Ndërsa ku t’i vie vetëdija pas largimit të anestezionit apo sëmundjes, atëherë namazet e humbura duhet t’i bëjë kaza, duke u bazuar gjithashtu në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem): “Atë që e zë gjumi për namaz apo harron, le ta falë kur t’i kujtohet, sepse vetëm kështu e kryen obligimin”.

Dhe s’ka dyshim se, personit që i humbë vetëdija një ditë, dy apo tri, për shkak të anestezionit apo sëmundjes, ai është në dispozitën e personit të fjetur. Kurse namazet që i kanë ikur nuk duhet t’i vonojë dhe t’i lë derisa t’i falë namazet aktuale, por në çastin kur i vie vetëdija duhet tëfilloj t’i falë, sikurse vepron ai që e ka zërë gjumi apo ai që ka harruar. Ndërsa, nëse nuk mund ta përdorë ujin për pastrim, i mjafton tejemumi.

Allahu është ai që jep sukses.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit