Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Si është sunet të veprohet në rastin kur vdes një anëtar i familjes, si ta pastrojmë, si të rrimë në dhomën ku është kufoma ( a lejohet të flasim për dunja sa jemi në dhomën ku gjindet kufoma) ?

? Përgjigje: Këtu po i sjellim shkurtimisht, pa u zgjeruar në argumente, gjërat që duhet t’i veprojnë ata që janë pranë njeriut të vdekur.

? Këto janë marrë prej librit të Shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë: “Ahkamul xhenaiz” (Dispozitat e xhenazes); prandaj, kush dëshiron që t’i dijë edhe argumentet rreth këtyre gjërave, atëherë le t’i kthehet librit të shejhut. Pastaj, këto gjëra ndahen në disa grupe:

⭕️ A) Ato që duhen bërë prej të tjerëve kur njeriu është në agoninë e vdekjes:

▶️1) T’i përkujtohet thënia e shehadetit, apo siç njihet ndryshe me emrin telkin (kjo është forma e drejtë dhe e saktë e tallkinit për të cilën tregojnë argumentet, jo ajo që bëhet pas varrosjes së të vdekurit).

▶️ 2) Të luten për të dhe të thonë vetëm fjalë të mira, sepse melekët bëjnë amin për çdo gjë që ata thonë. Kurse, leximi i sures Jasin, apo kthimi i tij kah kibla, për këto gjëra nuk ka argument të saktë.

▶️ 3) Nuk ka të keqe që muslimani të prezentojë në momentet e vdekjes së jobesimtarit, që t’ia shfaqë atij Islamin me shpresë se ai do të bëhet musliman në momentet e fundit të jetës së tij.

?B) Detyrat që i kanë të tjerët pas vdekjes së tij:

✅1) T’ia mbyllin sytë.

✅2) Të luten për të.

✅3) Ta mbulojnë me një rrobë të gjerë që e mbulon gjithë trupin. Këtu bënë përjashtim vetëm ai që vdes në ihram gjatë haxhit apo umres. Në këtë rast atij nuk i mbulohen koka dhe fytyra.

✅4) Të shpejtojnë në përgatitjen (larjen dhe qefinosjen – do të vie mëposhtë) e xhenazes dhe sa ma shpejtë ta dërgojnë në varr.

✅5) Ta varrosin në vendin në të cilin ka vdekur, dhe mos ta transportojnë në një vend tjetër, sepse kjo e kundërshton të shpejtuarit e varrimit të xhenazes për të cilin është pohuar hadith i saktë.

✅6) Disa prej tyre duhet të shpejtojnë që t’ia pagujanë borxhet. Këtë e bëjnë prej pasurisë të cilën e ka lënë ai, edhe nëse kjo rezulton në shpenzimin e gjithë pasurisë së tij (të cilën e ka lënë trashëgim). E,nëse nuk ka lënë pasuri, atëherë shteti (islam) është ai që ia paguan borxhin, mirëpo me kusht që ai gjithmonë të jetë munduar për kthimin e borxhit gjatë jetës së tij. E, nëse shteti nuk ia paguan borxhet, por dikush prej të afërmve e bën këtë vullnetarisht, atëherë kjo lejohet.

⭕️C) Gjërat që iu lejohet t’i veprojnë ata që janë afër tij, por edhe të tjerëve:

✅1) Zbulimi i fytyrës së tij dhe puthja në ballë mes dy syve.

✅2) Të qahet për të tri ditë radhazi (jo më shumë), dmth qarja e ligjshme në islam. Kurse, atyre iu ndalohet t’i bëjnë këto gjëra në vijim:

❌a) Vajtimi (që janë disa gjëra shtesë ndaj të qajturit, siç është ngritja e zërit, hedhja e dheut mbi kokë, goditja e fytyrës dhe gjëra të ngjashme të cilat i bënin gratë në periudhën e xhahilijetit(injorancës para-islame).

❌b) Goditja e faqeve dhe çjerrja e rrobave.

❌c) Rruajta kokës.

❌d) Ndarja edhe lëshimi flokëve.

❌f) Te disa burra (të cilët i rruajnë mjekrrat gjatë gjithë kohës)lëshimi i mjekrrës për disa ditë të pakta, si pikëllim për vdekjen e të afërmit. Pastaj, kur të kalojnë ditët e pikëllimit, kthehen dhe i rruajnë prapë ato. Ky lëshim i mjekrrës llogaritet prej lëshimit të flokëve që u përmend më lartë, duke ia shtuar kësaj faktin se kjo gjë është prej bidateve në fe. Gjithashtu, duhet ditur se rruajta e mjekrrës për tu zbukuruar është haram dhe mëkat i hapur me pajtueshmërinë e katër imamëve (medhhebeve) dhe të tjerëve, ngase kjo vepër i kundërshton llojet e ndryshme të argumenteve sheriatike(fetare) të cilat urdhërojnë lëshuarjen e mjekrrës dhe mos-rruajtjen e saj.

❌g) Lajmërimi për vdekjen e tij nëpërmes minareve dhe mjeteve të ngjashme ?, sepse kjo llogaritet prej na’jit (njoftim që bëhej për lajmërimin e vdekjes së dikujt në kohën e xhahilijetit, e nganjëherë kësaj i shtohej edhe numërimi i atributeve dhe cilësive të mira që i kishte i vdekuri gjatë jetës së tij). Lejohet lajmërimi për vdekjen e dikujt përderisa kjo nuk bëhet përmes mjeteve që i ngjasojnë na’jit të xhahilijetit. Madje, nganjëherë kjo ka mundësi të jetë obligative, siç është rasti nëse pranë të vdekurit nuk ka persona që i kryejnë detyrat obligative ndaj tij, që janë: larja e xhenazes, qefinosja, falja enamazit të xhenazes, etj. Gjithashtu, preferohet për atë që i njofton tjerët për vdekjen e dikujt, të kërkojë prej tyre që ta lusin Allahun për faljen e tij (të vdekurit). Kurse, ajo që veprohet në disa vende islame sot, ku ai që i njofton të tjerët iu thotë: “Lexojeni suren El Fatiha për shpirt të tij” ✖️ kjo e kundërshton sunetin që sapo e përmendëm, dhe padyshim është prej bidateve. Sidomos kur dihet fakti se leximi i Kuranit nuk i mbërrin të vdekurit (sipas mendimit të saktë të dijetarëve).

? D) Kurse, të afërmit e të vdekurit i kanë obligim dy gjëra:

➡️a) Sabri (të duruarit) dhe të kënaqurit me caktimin (kaderin) e Allahut.

➡️b) Ta thonë istirxhanë: Inna lil-lahi we inna ilejhi raxhiun -Vërtetë, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Kësaj preferohet t’i shtohen fjalët: Allahumme xhurnij fi musibetij wehluf li hajranminha – O Allah!, më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!

?E) Ndërsa, sa i përket larjes së xhenazes, siç e thamë më lartë është obligim që një grup i njerëzve ta marrin përsipër dhe të shpejtojnë larjen e saj. Gjatë larjes së xhenazes duhet të kihen parasysh këto gjëra:

✅1) Të lahet tri herë e më shumë, sipas asaj që e shohin të arsyeshme ata të cilët e kanë marr përsipër këtë gjë.

✅2) Numri larjeve të jetë tek (jo çift).

✅3) Gjatë larjes të përdoret sidri, apo gjërat që e zëvendësojnë atë,siç është sapuni, etj.

✅4) Në larjen e fundit uji të përzihet me ndonjë lloj të parfumit, nëse ka kafur kjo është më parësore. Këtu bën përjashtim ai që vdes në ihram (gjatë haxhit apo umres), ngase atë nuk lejohet ta parfumosim.

✅5) Shprishja e gërshetave dhe larja e tyre mirë.

✅6) Krehja e flokëve.

✅7) Nëse është grua, t’i bëhen tri gërsheta dhe t’i hedhen pas shpine.

✅8) Të fillohet larja prej anës së djathtë dhe së pari të lahen pjesët e abdesit.

✅9) Larjen e mashkullit ta marrin përsipër burrat, kurse të femrës gratë. Këtu bëjnë përjashtim bashkëshortët, ngase çdonjërit prej tyre i lejohet ta lajë xhenazen e tjetrit, dhe nuk ka argument që e ndalon këtë gjë, kurse në origjinë gjërat janë të lejuara.

✅10) Gjatë larjes të përdoret një leckë apo diçka e ngjashme me të (doreza psh), me të cilën e fërkon trupin e tij nën mbulesën që ia mbulon trupin (pasi që t’i largohen rrobat, dmth rrobat i hiqen pasiqë të mbulohet).

✅11) Qëllimi me përdorimin e leckës dhe mbulimin e trupit është që të mos shikohet dhe të mos preket awreti (pjesët e trupshme) itij. Kurse, awreti për burra është prej kërthizës deri te gjunjtë. Kurse, si awret i gruas për gruan tjetër llogariten vendet e bukurive të trupit të saj, e që janë: Koka, veshet, fyti, pjesa e lartë e gjoksit (vendi ku vendoset gjerdani), duart deri në bërryla (edhe nëse e zbulon një pjesë të vogël e krahut nuk prish punë, aq sa vendoset një byzylyk), shputa dhe pjesa e poshtme e kërcit (aq sa vendoset një byzylyk). Pjesët tjera të trupit të gruas janë awret (kështu që nuk i lejohet t’i zbulojë ato), si dhe nuk i lejohet grave tjera (gjithashtu edhe mahremave të saj) të shikojnë diç prej këtyre pjesëve.

✅12) Larjen e xhenazës ta marrë pësipër ai që ka dije rreth suneteve të larjes së saj, sidomos nëse ata janë prej familjarve dhe të afërmve të tij.

✅13) Ai që e merr përsipër larjen e xhenazës ka shpërblim të madh,mirëpo nëse i plotëson dy kushte:

?️a) Që t’ia mbulojë dhe të mos tregojë nëse sheh diçka të papëlqyeshme te ai.

?️b) Që me këtë vepër ta ketë për qëllim shpërblimin e Allahut, dhe jo ndonjë pagesë, apo falënderim apo diçka tjetër prej gjërave të kësaj bote.

✅14) Është e preferuar për atë që e lanë xhenazen, të lahet vet pasi që ta përfundojë larjen e saj.

✅15) Nuk është e ligjshme të lahet shehidi i cili ka vdekur në betejë,edhe nëse ndodh rastësisht që ai të ketë qenë xhunub.

?F) Qefinosja e të vdekurit:

✅1) Pas larjes së të vdekurit është obligim qefinosja e tij.

✅2) Qefini apo vlera / pagesa e tij merret prej pasurisë së tij, edhe nëse ai nuk ka lënë pas vetes asgjë.

✅3) Qefini duhet të jetë i madh dhe i gjerë që e mbulon mjaftueshëm gjithë trupin e të vdekurit.

✅4) Nëse qefini është i ngushtë dhe nuk mjafton për ta mbuluar gjithë trupin, atëherë duhet të mbulohet pjesa e sipërme e trupit duke filluar prej kokës e teposhtë. Kurse, mbi pjesën që mbetet e pambuluar duhet të vendoset diçka prej idhhirit (barishte me aromë të mirë që rritet 30-60 cm, lat. Acorus gramineus) apo ndonjë lloj i ngjashëm i barishteve.

✅5) Nëse numri i qefinëve është i pakët, kurse numri i të vdekurve është i madh, atëherë lejohet që me një qefin të mbulohet disa prej tyre, duke e ndarë mes tyre, mirëpo në këtë rast në drejtim të kibles(kur të vendosen në varr) vendoset ai që di me shumë Kuran përmendësh(kuptimi i kësaj është se ata së pari vendosen në varr, e pastaj mbulohen me këtë qefin të vetëm, edhe nëse ndodh që ai të mos e mbulojë ndonjë pjesë të trupit të tyre, dmth nuk ka të keqe në këtë).

✅6) Nuk lejohet largimi i rrobave me të cilat ka vdekur prej shehidit,por ai varroset së bashku me to.

✅7) Në këtë rast preferohet qefinosja e tij me një apo me shumë qefinë të cilët vendosen mbi rrobat e tij.

✅8) Muhrimi (ai që është në ihram) qefinoset me dy rrobat e tij me të cilat ka vdekur.

✅9) Në lidhje me qefinin janë të preferuara disa gjëra:

▶️a) Të jetë i bardhë.

▶️b) Të jetë tri pjesësh (dmth të jenë tre qefinë).

▶️c) Nëse është e mundshme, njëri prej këtyre tre qefinëve të jetë hiberah (dmth me vija / shirita, qëllimi është që këto vija të dominojnë ngjyrën e bardhë).

▶️d) Ta temjanisin tri herë (temjani është rrëshirë, që nxirret nga disa bimë të Afrikës Lindore, që lëshon një tym me erë të mirë kur digjet).Kjo dispozitë nuk e përfshin muhrimin, siç e sqaruam më lartë.

▶️f) Nuk lejohet teprimi në qefin (dmth që qefini të jetë i shtrenjtë),dhe as të jenë më shumë se tre copë.

▶️g) Të gjitha këto që u përmendën më lartë (rreth qefinit) vlejnë sipër burra ashtu edhe për gra, sepse nuk ka argument që bën dallim mes tyre.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva