Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Si pastrohet dhe falet i sëmuri?

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin

Si pastrohet i sëmuri?

1. I sëmuri obligohet të pastrohet me ujë, si te abdesi ashtu edhe gusli.

2. Nëse nuk mund të pastrohet me ujë, qoftë për shkak të pamundësisë apo për shkak të drojës së rëndimit të sëmundjes apo për shkak të drojës së vonimit të shërimit, atëherë bën tejemumin.

3. Tejemumi bëhet duke prekur tokën e pastër një herë me duar, më pas me duar përshkon fytyrën dhe shuplakat e duarve.

4. Nëse nuk mund të pastrohet vet, atëher pastrimin me abdes apo tejemumin ia bën një person tjetër.

5. Nëse në disa gjymtyrë që përfshihen në abdes ka ndonjë plagë, ai duhet të provoj që t’i pastroj me ujë, por nëse pastrimi me ujë e dëmton atë vend, atëher duhet që me dorë të lagur të bëj mes’h mbi plagë, por nëse edhe mes’hi dëmton plagën, ai duhet të bëj tejemum.

6. Nëse disa gjymtyrë të të sëmurit janë të thyera dhe janë të lidhura me fasho apo gjips, atëherë atyre gjymtyrëve duhet t’u bëj mes’h në vend të larjes dhe nuk ka nevoj të bëj tejemum, sepse mes’hi e zëvendëson larjen e asaj pjese.

7. Lejohet të bëj tejemumin me prekjen e murit apo ndonjë gjëje tjetër të pastër që ka pluhur sipër tij. Por nëse muri është i lyer me ndonjë materie që nuk i përket llojit të tokës, siq është ngjyra, atëherë të mos bëjë tejemum me të, përveç nëse mbi atë mur ka pluhur.

8. Nëse tejemumin nuk mund ta bëjë me prekjen e tokës, murit apo diçkaje që ka pluhur sipër tij, atëherë s’ka gjë të keqe që dheun ta vendosë në ndonjë enë apo në mindil dhe të bëj tejemumin me të.

9. Nëse bën tejemumin për një namaz dhe pastaj nuk e prishë at[ deri në namazin vijues, atëhere namazin vijues e falë me po atë tejemum dhe s’ka nevojë që të bëj tejemum tjetër; sepse ai vazhdon te jetë i pastër dhe nuk ka ndodhë gjë që ia prishë tejemimin.

10. I sëmuri obligohet që ta pastrojë trupin e tij nga ndyrësirat, por nëse nuk mund të pastrohet, atëherë falet në atë gjendje, dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris.

11. I sëmuri obligohet të falet në rroba të pastërta, dhe nëse i ndoten rrobat, ai obligohet t’i pastrojë apo t’i ndërrojë me ato të pastërta. Por nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë falet në atë gjendje, namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris.

12. I sëmuri obligohet të falet në vend të pastër, dhe nëse ai vend ndotet, atëherë obligohet pastrimi i atij vendi apo të shtrohet ndonjë gjë e pastërt sipër tij. Por nëse kjo nuk mund të bëhet, atëherë falet në atë gjendje, namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris.

13. Të sëmurit nuk i lejohet ta vonoëj faljen e namazit derisa t’i kalojë koha, me arsyetimin së është i papastër, por duhet të pastrohet sipas mundësisë dhe të falë namazin në kohën e tij edhe nëse trupin apo rrobën e ka te papastër me ndonjë ndyrësirë që nuk mund ta pastrojë.

Perktheu: Jeton Bozhlani.
Marre nga: www.binothaimeen.com

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva