Si qëndron çështja e dijeve tjera përveç dijes fetare? A mund të konsiderohen si dije të padobishme, p.sh dija në shkencë?

Përgjigje:Së pari duhet ditur se obligimi parësor për të cilin njeriu të mësojë është përmirësimi i akides (besimit) të tij, si dhe mësimi i dispozitave që ndërlidhen me adhurimet obligative për të, siç është namazi, zekati, agjërimi, haxhi. Kjo llogaritet farz ajn (obligim mbi çdo person), dhe ai që tregohet neglizhent në këtë, veçse ka bërë mëkat.

?Ndërsa, njohuritë (shkencat) tjera, qofshin fetare apo jo-fetare, konsiderohen si farz kifaje (obligim kolektiv); domethënë,që nga mesi i gjithë muslimanëve një pjesë e tyre e kanë obligim t’i studiojnë ato. E, nëse asnjëri prej tyre nuk i studion, atëherë të gjithë llogariten mëkatarë. Ndoshta prej shkaqeve kryesore që shumë të rinjë muslimanë sot ngurrojnë në studimin e shkencave jo-islame është se ata e kanë humbur ndjesinë e rëndësisë që i kushton feja Islame arritjes së këtyre shkencave (madje feja jonë inkurajon që të arrihet skajshmëria e dijes në këto shkenca). Ky është një gabim i madh nga ana e tyre, i cili vjen si rezultat i injorancës së tyre rreth fesë Islamit apo keqkuptimit të saj.

?Ndërsa, janë të shumta tekstet nga Kurani dhe Suneti që tregojnë për rëndësinë e studimit të shkencave jo-fetare(domethënë që kanë të bëjnë me jetën e kësaj bote); nëse ato (shkenca)i sjellin umetit islam dobi dhe forcë, si dhe triumf dhe ngritje të fesë. Prandaj, këtu me të drejtë mund të shtrohet pyetja: A nuk e krijoi Allahu këtë botë që krijesat ta adhurojnë Atë?

➖Allahu i Lartësuar thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh Dharijat, 56).

➖Prej ajeteve që tregojnë e studimit të shkencave jo-fetare, janë fjalët e Allahut të Lartësuar: “Përgatisni kundër tyre sa të mundni forcë dhe kuaj (për luftë)…” (El Enfal, 60).

?Dijetari Abdurrahman Si’dij, Allahu e mëshiroftë, kur e komenton këtë ajet thotë: “Përgatisni kundër tyre” domethënë kundër armiqve tuaj të cilët mundohet t’ju shkatërrojnë juve dhe ta asgjësojnë fenë tuaj. “Sa të mundni forcë” domethënë forcë psiqike dhe trupore, si dhe lloje të ndryshme të armëve…”.

✏Më poshtë shton: “Këtu hyn edhe mendimi /opinioni, domethënë politika / diplomacia përmes së cilës muslimanët e largojnë prej vetes të keqën e armiqëve të tyre. Po ashtu, mësimi i shenjëtarisë, trimëria dhe organizimi i çështjeve, etj.” (Shih “TejsirEl Kerim Err Rrahman” faqe 324).

➖Kemi edhe ajete të tjera që flasin në këtë temë, por prej më të rëndësishmëve janë ajetet që flasin për tregimin e Dhul Karnejnit në suren El Kehf. Kjo ngjarje konsiderohet si një rrugë / metodologji madhështore se si duhet muslimanët të përfitojnë prej shkaqeve që Allahu i ka krijuar për ta në këtë univers, t’i zbulojnë ato dhe t’i përdorin në dobi të muslimanëve (për fenë dhe dunjanë e tyre). Shpjegimi i kësaj ngjarje kërkon të shkruhen fjalë të shumta, kështuqë këtu po mjaftohemi vetëm në përmendjen e saj.

?Duhet ditur se studimi i shkencave jo-islame nuk e kundërshton të mësuarit dhe të kuptuarit e fesë. Feja islame thërret që njeriu t’i përmbahet të mesmës dhe drejtësisë. Pra, të mos i braktis tërësisht shkencat e dunjasë duke u angazhuar vetëm me fe; por edhe të mos i braktis shkencat fetare duke u preokupuar vetëm me jetën e kësaj bote.

?Prej lutjeve autentike që transmetohen nga i Dërguari, salallahu alejhi we selem, dhe që tregojnë për këtë rrugë të mesme, është: “O Allah! Më përmirëso fenë time, e cila është siguri / garanci për çështjen time! Më përmirëso dunjanë time, në të cilën unë jetoj! Më përmirëso ahiretin tim (jetën e ardhme), ku është kthimi im!”Transmeton Muslimi.

?Nëse i përcjellim fjalët e dijetarëve të mëhershëm, na bëhet e qartë rëndësia dhe pozita e lartë që shkencat e dunjasë gëzojnë në Islam.Këtu po i sjellim disa prej tyre:

?Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, psherëtinte për faktin se muslimanët kishin mbetë mbrapa në shkencën e mjekësisë. Ai thoshte: “E kemi humbur një të tretën e dijes / shkencës, dhe ia kemi besuar hebrenjëve dhe të krishterëve.”

➡Po ashtu, thoshte: “Nuk di ndonjë shkencë që pas dijes rreth hallallit dhe haramit (dmth dijes fetare) të jetë më e fisnike / madhështore, se mjekësia. Megjithatë, itharët e Librit na e kanë tejkaluar në këtë.”

?Gazali, Allahu e mëshiroftë, thotë: ” Sqarim se kërkimi i dijes është obligim kolektiv (farz kifaje).
Dije se obligimi nuk dallon prej tjerëve, veçse atëherë kur sqaron llojet e shkencave. Në varësi të atribuimit te qëllimi / synimi se për çfarë studiohen (gjë për të cilën po flasim), shkencat ndahen në shkecna fetare (sheriatike) dhe jo-fetare.

⚫Me fetare kam për qëllim ato shkenca që janë trashëguar prej të Dërguarve, salewatullahi alejhim we selamuhu, dhe për të cilat nuk mund të të udhëzojë mendja e njeriut, siç është rasti me llogaritjen, as përvoja, siç është rasti me mjekësinë, dhe as dëgjimi,siç është rati me gjuhën. Ndërsa, shkencat jo-fetare ndahen në shkenca të lavdëruara, të nënçmuara, si dhe ato që janë vetëm mubah (as nuk lavdëron dhe as nuk nënçmohen).

⚪Të lavdëruara janë ato me të cilat ndërlidhen interesat /dobitë e kësaj bote, siç është mjekësia dhe llogaritja. Këto pastaj ndahen në ato që janë farz kifaje, dhe të tjera që janë vetëm të vlefshme; pra nuk janë obligative. Si farz kifaje llogaritet ajo shkencë që është e domosdoshme për të qëndruar fortë çështjet e kësaj bote; siç është rasti me mjekësinë e cila është domosdoshme për vazhdimin e ekzistimit të trupave (jetës).

?Po ashtu, edhe llogaritja(matematika), e cila është domosdoshme në marëdhëniet mes njerëzve, ndarjen e testamentit dhe trashëgimisë, etj. Nëse një vend nuk ka dikë që ka njohuri për këto shkenca, atëherë banorët e atij do të jetonin në vështirësi (telashe) të mëdha. Por, nëse njëri prej tyre e kryen këtë detyrë, atëherë mëkati bie nga të tjerët.

?Mos të çuditet dikush me fjalët tona se mjekësia dhe llogaritja (matematika) është prej farzeve kifaje (obligimeve kolektive), sepse edhe vetë zanatet /profesionet në origjinë llogariten prej farzeve kifaje, siç janë: bujqësia, thurja, politika, madje edhe hixhamja dhe rrobaqepësia. Ngase, nëse në një vend nuk ekziston personi që bënë hixhame, atëherë banorët e atij vendi do të shkatërroheshin, dhe do të kenë telashe të mëdha, sepse e kanë ekspozuar vetën e tyre ndaj shkatërrimit.” (Ihja Ulumid-Din” 1/16).

◽Newewiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Sa i përket shkencave që kanë të bëjnë me intelektin (jo-fetare), prej tyre ka që janë farz kifaje, si mjekësia dhe llogaritja e domosdoshme.”

?Ndërsa, El Izz ibën Abdiselam, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Vërtetë, mjekësia është si feja. Ajo është vendosur për t’i arritur dobitë e selametit dhe shëndetit, si dhe për t’i larguar të këqijat e sëmundjeve dhe shkatërrimit.

?Ai që e ka vendosur fenë është po Ai që e ka vendosur edhe mjekësinë (pra, Allahu qoftë i Lartësuar). Sepse, secila prej tyre është vendosur për t’i arritur të mirat / dobitë dhe për t’i larguar të këqijat /pasojat.

?”Komisioni i përhershëm thotë: “Çdo shkencë fetare, së bashku me rrugët/ mjetet që ndihmojnë në arritjen e saj, hyn në atë se Allahu do të ngris lartë secilin që e mëson dhe punon me të sinqerisht për hirë të Tij. Kjo tregon se dija fetare është qëllimi parësor të cilin duhet ta ketë çdonjëri prej muslimanëve.

✒Por, gjithashtu këtu hyn edhe çdo shkencë jo-fetare për të cilën ka nevojë umeti islam dhe tek e cila ndalet / kushtëzohet jeta e tij, siç janë mjekësia, bujqësia, zanatet,etj – me kusht që nijeti të jetë i mirë (për hirë të Allahut). Pra, ai që e mëson dhe punon me të, ta ketë për qëllim që ta ndihmojë dhe t’i bëjë dobi umetit islam. Ta ngris lartë pozitën e tij, që të mos jetë i nevojshëm për dijen e shteteve jobesimtare.

☁Gjithashtu, me kusht që ky të jetë synimi i tij dytësor që e pason të parin. Gradat e secilës shkencë dallojnë në varësi të pozitës së saj që e ka në raport me fenë e Allahut, si dhe në varësi të arritjes së dobive të mëdha dhe largimit të pasojave (për umetin) që vijnë si rezultat i mësimit të saj.” (Shih: “Fetawa El Lexhneh Ed Daimeh” 12/77).

?Dijetari Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Sa i përket shkencavejo-fetare siç është nxjerrja e mineraleve, punët që kanë të bëjnë me bujqësinë e të tjera prej shkencave të dobishme për të cilat kanë nevojë muslimanët; ka mundësi që për disa prej tyre të bëhet obligim mësimi i tyre.

?Ato llogariten si farz kifaje. Madje, udhëheqësi duhet t’i urdhërojë muslimanët për mësimin e atyre shkencave që janë të nevojshme për ta, si dhe duhet t’u ndihmojë shkenctarëve që të bëjnë hulumtime të cilat janë në dobi të muslimanëve. Pastaj, në varësi të nijetit llogariten edhe veprat e tij.

✅Nëse nijeti ka qenë i mirë dhe i sinqertë për Allahun, atëherë veprat (hulumtimet / studimet) e tij llogariten si adhurim ndaj Allahut të Lartësuar.

?E nëse ai i vepron ato pa ndonjë nijet (qëllim), atëherë këto shkenca (studimi i tyre)llogariten prej gjërave mubah (të lejuara). Të gjitha këto janë çështje që kërkohet prej muslimanëve t’i veprojnë, por me përmirësimin e nijetit llogariten adhurime, kurse nëse nuk ka nijet fare llogariten si çështje mubah.

?Nganjëherë, kur e kërkon nevoja, ato e marrin statusin e farzit kifaje. Dhe, udhëheqësi i shtetit duhet t’i detyrojë ata të cilëve janë të aftë që t’i studiojnë ato. Pra, këto janë çështje që kanë pozitë të lartë (në fenë islame), si dhe ka rrethana që i detyrojnë muslimanët të merren me to. Si dhe dallojnë në varësi të nijetit dhe në varësi të nevojës.” (Shih: “Kitabul ilm we ahlakuehlihi” faqe 15).

?Dijetari Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të Rijadus-Salihin thotë:

?” Shkencat janë dy lloje: Një lloj me të cilin kihet për qëllim Fytyra e Allahut. Këto janë shkencat fetare.

?Lloji tjetër janë shkencat e dunjasë (jo-fetare), siç janë inxhinieria,ndërtimtaria, mekanika, etj. Sa i përket llojit të dytë, shkencave jo-fetare, nuk ka të keqe që njeriu t’i studiojë ato për qëllime të kësaj bote.

✒Pra, e mëson inxhinierinë që të bëhet inxhinier dhe të marrë shpërblim dhe pagë për këtë profesion. Apo tjetri e mëson mekanikën që të bëhet mekanik, punon, lodhet dhe e ka për qëllim jetën e kësaj bote. Për personin e këtillë nuk ka të keqe nëse me studimet e tij e ka për qëllim dunjanë. Mirëpo, nëse e bën nijet që me atë që e ka mësuar t’u sjellë dobi muslimanëve, atëherë kjo është edhe më e mirë për të, dhe me këtë e arrinë si fenë ashtu edhe dunjanë.”

➡Gjithashtu, thotë: “Nuk ka dyshim se mjekët kanë shpërblim në varësitë nijetit dhe punës së tyre. Sepse, vetë mjekësia mësohet për t’i sjellë dobi të tjerëve.

?Për këtë arsye disa dijetarë e mbajnë mendimin se studimi i mjekësisë është farz kifaje, pra patjetër duhet që muslimanët t’i kenë mjekët e tyre, sepse kjo është një gjë e domosdoshme për ta. E, nëse mjeku me punën e tij e ka për qëllim kryerjen e këtij obligimi, si dhe bamirësinë ndaj të tjerëve, atëherë ai do të arrijë shpërblim të madh.” (Shih: “Irshadat lit-tabib el muslim”).

?Po ashtu, thotë: “Për këtë arsye, unë gjithmonë ua tërheq vërejtjen vëllezërve të cilët i studiojnë këto shkenca; që qëllimi i tyre të jetë sjellja e dobive për vëllezërit e tyre muslimanë, si dhe ngritja e umetit islam.

?Sepse, umeti islam sot i ka me miliona pjesëtarë, sikur këto shkenca të shfrytëzoheshin në gjëra që u sjellin dobi muslimanëve, atëherë do të arrihej mirësi e madhe, dhe nuk do të ishim nevojtarë për të tjerët në arritjen e gjërave që na plotësojnë, madje nganjëherë jemi nevojtarë edhe për gjërat e domosdoshme. Pra,nëse njeriu me këto shkenca e ka për qëllim sjelljen e të mirave /dobive për njerëzit, atëherë ato bëhen adhurime që të afrojnë tek Allahu; pra në vetveten e tyre nuk të afrojnë, por në varësi të qëllimit.” (Shih: “Mexhmu’ fetawa Iën Uthejmin, 26/50).

?Prej këtyre fjalëve të dijetarëve përfitojmë dobi të shumta dhe madhore në lidhje me studimin e shkencave jo-fetare; prej tyre:

1⃣- Origjina / esenca në studimin e shkencave të dobishme jo-fetare,për të cilat ka nevojë umeti islam, është se ato janë farz kifaje(obligim kolektiv), por nganjëherë, në varësi të nevojës, mund të shndërrohen në farz ajn (obligim personal).

2⃣- Për studimin e shkencave të dobishme jo-fetare nuk kushtëzohet nijeti (për Allahun). Pra, lejohet që njeriu t’i studiojë ato për shkak të diplomës apo ta zë një vend të punës; por nëse ai e bën nijet që t’u bëjë dobi njerëzve në përgjithësi, apo ta ndihmojë umetin dhe fenë islame, atëherë ai do të shpërblehet për këtë nijet. Sepse,ekziston parimi: “Vendimi i qëllimit vlen edhe për mjetin / rrugën (që dërgon deri te ai qëllim).”

3⃣- Umeti islam ka nevojë që për t’u ngritur të ketë integrim të ndërsjellë mes specialistëve në lëmitë fetare dhe atyre në lëmitë jo-fetare. Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë mes tyre, me qëllim që umeti islam të ngritet, si në rrafshin fetar po ashtu edhe në atë jo-fetar, në mesin e popujve tjerë.

4⃣- Specializimet në fushat jo-fetare mund të shfrytëzohen për lehtësimin e çështjeve fetare. Për shembull, përmes matematikës lehtësohet llogaritja e ndarjes së trashëgimisë, etj.

5⃣- U qartësua më lartë se mos dëshira e disave për studimin e shkencave jo-fetare me besimin (pretekstin) se ato nuk kanë lidhje me fenë, është gabim trashanik dhe keqkuptim i fesë.

6⃣- Nëse dikush gjen në veten e tij dëshirë, forcë dhe të kuptuar të thellë të një shkence të veçantë jo-fetare, atëherë të mos e braktisë atë me arsyetimin se dëshiron të specializohet në një shkencë fetare për të cilën nuk e ka atë dëshirë dhe forcë. Pra, le ta jap maksimumin e tij në atë shkencë të cilën e kupton, ka dëshirë të madhe për të dhe që është i aftë / i zoti në të. Dhe, me këtë ai veçse është duke qëndruar një njerin prej kufijve të islamit.

➡E, nëse e ka për qëllim Fytyën e Allahut, atëherë do të shpëblehet për këto studime, siç e sqaruam më lartë.Mund të përfitohen edhe dobi të tjera të shumta, por po mjaftohemi vetëm me ato pika që janë prej më të rëndësishmeve.

Allahu e di më mirë!

U përgjigj: Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit