Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Si ta gjej ëmbëlsinë e namazit, leximit të Kuranit etj.?

?Përgjigjja: Së pari duhet t’i braktisësh mëkatet. Andaj duhet penduar sinqerisht prej tyre dhe ta shtosh kërkim faljen tek Allahu (istigfarin). Kur të thuash “më fal Allah (estagfirullah)” përkujtoji mëkatet që ia ke bërë Allahut, e jo ta thuash vetëm si fjalë të gjuhës.

?Duhet ta kujtosh madhështinë e Allahut, Atij të Cilit po i bën mëkat. Gjithashtu duhet kujtuar vdekjen e jetën e varrit, ku do të jesh i vetmuar në errësirë e në bazë të veprave do të ndriçohet varri, aq sa ke vepra do të të zgjerohet. Kjo e kthjell njeriun.

?Me ngurtësimin e zemrave janë sprovuar shumica e njerëzve. Janë dy shkaqe kryesore të këtij ngurtësimi:

1. Mëkatet- ato e mbulojnë zemrën. Këtu kërkohet pendim, kthim tek Allahu, vendosje në moskthim të mëkateve, lutje tek Allahu për kërkim falje me bindje të fortë dhe me sinqeritet të madh.

2. Shkujdesja- kjo është kur njeriu nuk e kujton Allahun, ahiretin, vdekjen, bën dhikët me gjuhë e jo me zemër e mendje etj. Këtu kërkohet përmendja/përkujtimi i Allahut, përkujtimi i ahiretit, istigfari, që janë shkaqe të zbutjes së zemrës.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva