Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Si të arrij të jem prej atyre që e përmendin Allahun shpesh?

1ab1fa07-9a26-4adb-a4ce-83199deecd63

Si të arrij të jem prej atyre që e përmendin Allahun shpesh?

Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu ka thënë: “Këta janë ata të cilët e përmendin Allahun pas çdo namazi, në mëngjes dhe mbrëmje, kur shtrihen për gjumë, kur zgjohen, kur dalin nga shtëpia (ditën e natën).” Kurse Muxhahidi rahimehullah thotë: “Njeriu nuk arrin të jetë prej atyre që e përmendin Allahun shpesh, derisa ta përmendë Atë kur është në këmbë, ulur dhe shtrirë (në çdo gjendje).” Ataa rahimehullah thotë: “Ai që i fal pesë kohët e namazit pa lënë mangët asgjë (duke i plotësuar shtyllat e namazit, obligimet, sunetet), hyn në Fjalën e Allahut “përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset.” Ahzab 35.

 

Në një hadith na ka treguar i Dërguari salAllahu alejhi ue selem se prej cilësive të atyre që e përmendin Allahun shpesh është edhe namazi i natës. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse njeriu zgjohet natën dhe e zgjon edhe gruan e tij, pastaj së bashku apo ndaras falin dy rekate, shkruhen tek Allahu prej atyre që e përmendin Allahun shpesh.” Ebu Daudi, ibn Maxheh dhe Hakimi.

 

Ibn Salahi rahimehullah është pyetur se cila është ajo masë e dhikrit që nëse njeriu e thotë/vepron do të jetë prej atyre që e përmendin Allahun shpesh, dhe është përgjigjur: “Nëse njeriu është i përhershëm dhe i vazhdueshëm në leximin e dhikreve dhe lutjeve mëngjes dhe mbrëmje, në çdo kohë dhe rrethanë, natën dhe ditën, të cilat janë transmetuar nga suneti dhe që janë të sakta, atëherë llogaritet prej atyre që e përmendin Allahun shpesh.” Kitabu el edhker.

 

Abdurrahman ibn Si’di rahimehullah thotë: “Për t’u llogaritur njeriu prej atyre që e përmendin Allahun shpesh, është të qenit i vazhdueshëm në bërjen e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes, pas pesë kohëve të namazit dhe në rrethanat e rastet për të cilat janë transmetuar hadithe që duhet përmendur Allahu. Kjo është më e pakta, edhe pse më së miri për besimtarin është që të jetë i përhershëm në përmendjen e Allahut në çdo kohë, rast dhe gjendje. Përmendja e Allahut është një adhurim përmes të cilit myslimani arrin t’i tejkalojë të tjerët në shpërblime dhe vepra të mira, dhe atë duke qenë pushueshëm (pa pasur nevojë për lodhje të madhe, thjeshtë me lëvizje të gjuhës). Kjo është një vepër që të nxit dhe të shtyn ta njohësh e ta duash Allahun edhe më shumë, si dhe të ndihmon në shtimin e veprave të tjera të mira. Gjithashtu të ndihmon në ndaljen e gjuhës nga të folurit e fjalëve të shëmtuara (mëkatuese).”

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset Fikhu i lutjeve dhe dhikreve – Transkriptim.

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Kërko në faqe

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Search in posts
Search in pages
Arkiva
Kategori