Si të meditoj gjatë leximit të sures Fatiha në namaz?

Përgjigja: Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka lexuar atë ajet pas ajeti. Allahu thotë në hadith kudsij: “E kam ndarë namazin mes Meje e robit Tim në dy pjesë dhe do ia jap atij atë ma kërkon.”

  • Kur ti thua: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve…”, e falënderon Allahun që ta ka mundësuar faljen e namazit, që është shtyllë e fesë, ngase shumë prej njerëzve nuk e posedojnë këtë mirësi dhe e falënderon për të gjitha të mirat e tjera të mira, por që mirësia më e madh ndaj teje është Islami. Pasi ta thuash këtë ajet, Allahu thotë: “Robi Im më falënderoi.”
  • Kur ti thua: “të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”. Përkujtoje me zemrën tënde. Ai nuk t’i humb veprat e tua, Ai do të të shpërblejë për to, do t’i falë mëkatet, Ai është Mishirëpolotë. Allahu thotë: “Robi Im më lavdëroi.”
  • Kur ti thua: “Sunduesit të Ditës së Gjykimit.” Kjo ta mbjell frikën ndaj Allahut, ngase ajo është një Ditë kur do të kthehesh tek Ai dhe do takohesh me Të. Ajo është Dita e Shpërblimit. Nëse ke bërë mirë, do gjesh mirë e nëse ke bërë keq, do të përballesh me pasojat e mëkateve tua. Allahu thotë: “Robi Im më madhëroi.”
  • Kur njeriu thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” Kujtoja vetës se adhurimin duhet t’ia kushtosh vetëm Allahut e jo dikujt tjetër. Dhe po ashtu kërkon ndihmë, ngase nëse Ai nuk të ndihmon në adhurimin tënd, ti nuk do kesh mundësi ta kryesh atë. Allahu thotë: “Ky ajet është mes Meje e robit Tim (pjesa parë për Allahun e dyta për njeriun) dhe atij do ia jap atë që kërkon.”
  • Kur ti thua: “Udhëzona në rrugën e drejtë!” Kur ti bën namaz, dije se me çfarë po lutesh, e jo ta lexosh këtë ajet e mendjen ta kesh diku tjetër. Shumë prej njerëzve e thonë këtë ajet dhe nuk e çojnë ndërmend se çfarë janë duke thënë. Kjo është lutje madhore të cilën e synon i gjithë njerëzimi.
  • “Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi” janë ata të cilëve Allahu u ka dhënë dije të dobishme dhe sukses të punojnë me të.
  • “…e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd” janë ata të cilët kanë dije, por nuk punojnë me të.
  • “…as në të atyre që janë të humbur!” janë ata të cilët e adhurojnë Allahun pa dije. E Allahu thotë: “Kjo është për robin Tim dhe atij i takon ajo që ma kërkon.” Muslimi.
Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit