Si të veprojë ai që ka shumë vesvese / cytje, sa që gati kalon në shirk?

Pyetje: Ç’farë duhet të thotë apo të veprojë muslimani nëse shejtani i bën aq shumë vesvese (cytje) sa që gati kalon në shirk (del nga feja)?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Ky person i refuzon vesveset nga vetja tij aq sa ka mundësi, dhe këtë e arrin duke e angazhuar veten me meditim rreth Kuranit, përkujtim të madhështisë së Allahut dhe gjëra të ngjashme. jithashtu i lejohet atij t’i thotë fjalët që janë cekur në hadithe të sakta, si: “Amentu bil-lahi ue resulihi”(Besoj Allahun dhe të Dërguarin e Tij), dhe të kërkoj nga Allahu ta mbroj nga shejtani i mallkuar.

5/247.
Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifij, Abdullah ibën Gudejan.

Përktheu: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit