Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Sjellja e keqe ndaj prindit është mëkat i madh

Ai që ka sjellje të keqe ndan prindërve të tij nuk e ka realizuar teuhidin. Përmbushja (realizimi) i teuhidit është largimi prej shirkut me të gjitha llojet e tij dhe prej mëkateve të mëdha, si dhe sa të mundet të largohet prej mëkateve të vogla. Njeriu nuk ka mundësi që të mos veprojë kurrë mëkate të vogla, porse ai që e ka përmbushur teuhidin largohet edhe prej tyre, ngase vazhdimësia në veprimin e mëkateve të vogla është mëkat i madh.

Ndodh që besimtari të bie në mëkate të vogla. Kjo i ndodh secilit. Pejgamberi salAllahu alrjhi ue selem ka thënë: “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, por më i miri prej tyre është ai që pendohet.” Andaj, edhe ai që e përmbush teuhidin, edhe nëse bie në këto gabime, madje edhe nëse bie në ndonjë gabim të madh, ai kërkon falje tek Allahu menjëherë dhe pendohet, duke u penduar pa e shtyrë atë dhe duke mos e përsëritur gabimin.

Nëse e zë vdekja duke qenë se ka sjellje të keqe me prindërit, pa u penduar dhe pa ia falur prindi i tij, atëherë është rrezik që në ahiret të hyjë në zjarr të xhehenemit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar: “Prindi yt është xheneti ose xhehenemi yt.” Përmes tyre ose do të fitosh xhenetin ose xhehenemin. Sjellja e keqe ndaj prindit është mëkat nga dy anë: mëkat ndaj Allahut dhe mëkat ndaj prindërve. Allahu ta fal mëkatin e bërë ndaj Tij (me shkeljen e kësaj ndalese, se Allahu ka ndaluar sjelljen e keqe ndaj prindit) nëse pendohesh sinqerisht. Ndërsa, për shkeljen e bërë ndaj prindit (duke u sjellë keq) duhet kërkuar falje prej tyre ngase ua ke thyer zemrën, i ke lënduar. Ata gjithsesi duhet të ta falin këtë, që Allahu pastaj të ta falë në Ditën e Gjykimit këtë mëkat.

Sjellja e keqe ndaj prindit është prej mëkateve të mëdha. Kush vdes me mëkate të mëdha, qëndron nën Dëshirën e Allahut në Ditën e Gjykimit, nëse do Ai të falë, kur mëkati është mes Tij e teje, e nëse është mes teje e krijesës atëherë të drejtën që e ke ndaj tyre Allahu nuk e fal, përveç nëse ata ta falin.

Ndodh që të të falë në Ditën e Gjykimit ndokush për padrejtësinë që ia ke bërë, por kjo është paksa e vështirë sepse atë Ditë secili e ka dert shpëtimin e vetvetes. Thotë Allahu: “…atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.” Abese 34-37. Dijetarët thonë se Allahu ka filluar prej të afërmve te njeriu por që janë më larg zemrës së tij, së pari do të ikë prej vëllait, pastaj prej prindit, pastaj gruas e fëmijës. Qëllimi me fjalën “do të ikë” është sepse nuk i ka kryer obligimet dhe përgjegjësitë ndaj tyre.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
(Transkriptim nga derset live).

  • Shpërndaje
Print Friendly and PDF

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

NA NDIQNI NË TELEGRAM

Arkiva
Kategori