Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Të ftuarit e njerëzve drejt Allahut (daveti) dhe mënyrat e tij

Lavdërimi dhe falënderimi i takon vetëm Allahut, prandaj Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe tek Ai pendohemi. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut, si dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, salavatet dhe selamet qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Sa i përket të ftuarit drejt Allahut, s’ka dyshim se ajo është vepra më e mirë dhe më e ndershme, siq thotë Allahu: E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman. (Fussilet:33), dmth: askush nuk flet më mirë se ai që thërret drejt Allahut dhe bën vepra të mira, ku kjo është një dëshmi nga Zoti i të gjitha krijesave, se s’ka vepër më të mirë se sa daveti. Të ftuarit e njerëzve drejt Allahut është detyrë e pejgamberëve, sepse ata i ka dërguar Allahu që të ftojnë drejt së vërtetës, i ka dërguar udhëzues për njerëzit, përgëzues për vepërmirët dhe qortues për mëkatarët. Ata kanë kryer davetin drejt Allahut në mënyrën më të mirë dhe më të plotë, për këtë arsye s’ka menhexh (metodologji) të davetit drejt Allahut më të mirë se sa metodolodjia e pejgamberëve. Allahu thotë: Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” (Jusuf: 108), dhe thotë: Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre (El En’am: 90). Pra daveti drejt Allahut është vepër e pejgamberëve dhe pasuesve të pejgamberëve. Kurse në parim është që, kur muslimani e njeh të mirën dhe udhëzohet drejt saj dhe bëhet paues i saj, atëherë në parim është që, atë të mirë duhet ta bartë tek të tjerët, duhet të jap mund që t’u bëj dobi të tjerëve nëpërmjet asaj të mire me të cilën e ka begatuar Allahu, dhe mu ky është kuptimi i fjalës së Allahut në suren El Asr, ku thotë: Pasha kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El Asr:1-3); ku së pari përmend imanin dhe veprat e mira, gjë me të cilën njeriu e përmirëson veten, e më pas e përfundon duke përmendur porosinë për njëri-tjetrin për të vërtetën, durimin dhe davetin drejt Allahut si dhe durimin ndaj maltretimeve gjatë davetit. Ndërsa ai që nuk e ka gjendjen e tillë është humbës, sepse Allahu është betuar në kohën se është humbës ai që nuk është i tillë. Për këtë arsye duhet të jetë parim tek muslimani, që së pari të përpiqet ta kompletoj veten e tij me besim dhe vepra të mira, e më pas të përpiqet që këto të mira t’i bartë edhe tek të tjerët duke u kujdesur që t’u bëj dobi atyre.

Duke u nisur nga kjo, vërejmë se janë përcjellur shumë hadithe nga Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) që nxisin për davet drej Allahut, për davet drejt të mirës dhe udhëzim drejt saj, si dhe sqarojnë vlerën dhe shpëblimin që ka kjo vepër tek Allahu. Ndër këto hadithe është fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) drejtuar Aliut (radij Allahu anhu): Të udhëzoj Allahu një njeri të vetëm nëpërmjet teje është më mirë për ty sesa devetë e kuqe, dmth është më e mirë për ty sesa kjo botë dhe çka ka në të, sepse devetë e kuqe në atë kohë kanë qenë pasuria më e shtrenjtë. Ndërsa në një hadith tjetër thotë:Kush sqaron një vepër të mirë dhe fton drejt saj, do ta ketë shpërblimin e njëjtë me ata që e pasojnë këtë vepër, pa iu mangësuar aspak”. Ky është një nder dhe një meritë e pafund për davetxhiun, sepse ai që sqaron një punë të mirë dhe fton drejt saj, do ta ketë shpërblimin e njëjtë me ata që e kanë pasuar, qofshin ata që e kanë dëgjuar drejtëpërsëdrejti apo ata që e kanë dëgjuar njëri pas tjetrit. Pra veprat dhe shpërblimet e davetxhiut vazhdonjnë edhe pas vdekjes së tij, e kjo është një meritë e pafund, saqë davetxhiu nuk e di sa njerëz kanë përfituar nga ai? Sa njerëz kanë përfituar nga këta të tjerët, e kështu me radhë. Prandaj muslimani duhet të kujdeset që të jetë prej njerëzve të mirë në vetveten e tij e më pas të mirën ta bartë tek të tjerët.

Ai që fton njerëzit drejt Allahut duhet t’i realizoj të dy kushtet e pranimit të veprës; sepse të ftuarit drejt Allahut është një ibadet që afron tek Allahu, është një ibadet me të cilin synohet shpërblimi i Allahut, për këtë arsye ai që fton drejt Allahut duhet t’i plotësoj dy kushtet e pranimit të veprës, e ato janë: sinqeriteti ndaj Allahut dhe pasimi i Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem). Këto dy kushte janë përmendur së bashku në fjalën e Allahut:Thuaj: ‘Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë”, ku fjala “Ftoj drej Allahut” është sinqeriteti, ndërsa fjala “me dituri të plotë” është pasimi i Pejgamberit (salallahu alejhi ve slem); këto janë dy kushte pa të cilat nuk pranohet daveti.

Prandaj ai që fton njerëzit drejt vetes së tij, apo dëshiron që me davetin e tij të behet i njohur mes njerëzve, apo dëshiron që të ketë shumë pasues apo të ketë qëllime tjera, atëherë vepra e tillë nuk i pranohet, sepse Allahu thotë: Unë nuk kam nevojë për ortak, ndërsa ai që bën një vepër duke patur për qëllim dikë tjetër pos Meje, atëherë do ta braktisë atë me gjithë veprën e tij. Muhamed ibën Abdulvehabi kur flet për dobitë që përfitohen nga ky hadith kudsij, thotë: “Nga kjo mësojmë se davetxhiu duhet të ftoj njerëzit drejt Allahut, jo drejt vetes së tij”. Sepse disa njerëz ndodhë të ftojnë drejt islamit dhe veprave të mira, por kanë për qëllim të bëhen të njohur dhe me famë, pra kanë për qëllim arritjet në këtë botë, gjë që këtë nuk e pranon Allahu, sepse Allahu nuk e pranon një vepër përveç nëse është sinqerisht vetëm për Të. Ndërsa kjo kërkon nga davetxhiu që të bëjë përpjekje në arritjen e sinqeritetit. Lidhur me këtë, El Evzai thotë: Nuk kam trajtuar gjë më të rëndë për mua sesa nijetin. Pra davetxhiu ka nevojë që të bëjë përpjekje për ta realizuar sinqeritetin, të jetë këshilla e tij, daveti, mësimet, ligjërimet e tija të gjitha të sinqerta, duke mos patur për qëllim dikë tjetër pos Allahut.

Vijon…

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Përktheu: Jeton Bozhlani

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva