Të hipësh në autobus ku ka përzierje mes burrave dhe grave

Fetaua Islamijjeh (3/119)

Shejh Ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Shejh Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur për vendimin mbi të hipurit në autobus ku ka përzierje mes burrave dhe grave?

Përgjigja: Është e detyrueshme për njeriun të qëndrojë larg nga të prekurit e grave, me këtë mendoj nga grumbullimi me to, ku trupi i tij bashkohet me të sajin qoftë (edhe nëse kjo do të ndodhte) me pengesë mes tyre, sepse me të vërtetë kjo thërret fitne (joshje). Njeriu nuk është i sigurt (nga çdo gjë); ai mund ta mendojë veten të matur/kujdesshëm për këtë çështje, dhe se nuk do të ndikohet nga ajo, e megjithatë shejtani rrjedh në gjakun e birit të Ademit, dhe kështu ndoshta një (lëvizje) e vogël nga ai mund ta prishë/degjenerojë atë. E nëse është obligim për personin (të hipë në autobus ku ka përzierje) duke u përpjekur që të mos ndikohet, atëherë shpresoj se nuk ka ndonjë dëm në këtë. Megjithatë, mendimi im është se nuk është e mundur të jetë e detyrueshme për të ta bëj këtë, pasi që është e mundur për të kërkimi i një vendi ku nuk do të bashkohet me ndonjë grua qoftë nëse i duhet të rrijë në këmbë (gjatë udhëtimit). Përmes kësaj ai e liron veten nga kjo çështje, e cila e bën të domosdoshme fitnen dhe sprovën. Prandaj, është obligim mbi njeriun ta ketë frikë Allahun aq sa ka mundësi dhe të mos i shohë këto çështje si të vogla. Njëjtë, shpresojmë se ata që janë përgjegjës për këto mjete udhëtimi, çfarëdo qofshin ato, ta bëjnë një vend të posaçëm për gra ku nuk do të jenë të bashkuara me burra.

Shtesë:
Shejh Salih el Feuzan, Allahu e ruajt, u pyet:
El Munteka min Fetaua el Feuzan (292/3)

Cili është vendimi mbi gruan (që hyn në një dyqan e pastaj fillon) të flasë me pronarin e dyqanit?
Përgjigja: Është në rregull për gruan të flasë me pronarin e dyqanit me një të folur që është e limituar në nevojat (e saj), përderisa nuk ka fitne në të. Gratë flisnin me burrat (në kohën e të Dërguarit alejhissalatu ues-selam) duke u kufizuar në nevojat (e tyre) dhe në çështje ku nuk kishte fitne. E nëse ky fjalim përmban të qeshura, paturpësi ose zë fitneje, atëherë është haram, nuk është e lejueshme.

E lusim Allahun të na japë përfundim të mirë.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit