Të kërkosh rizkun në vendet e Perëndimit apo Lindjes

Pyetje: Nëse në rast të kushteve të rënda ekonomike shkoj në vende të huaja, si në vende të perëndimit apo lindjes për të fituar mjete materiale për jetesë në pamundësi të shkuarjes në vendet islame, si është gjykimi nga ana e sheriatit për këtë?

Përgjigje: Nuk ka ndalesë që rizku të kërkohet në vendet e perëndimit apo lindjes, nëse kjo nuk rezulton me një dëm më të madh. Kurse përcaktimi dhe peshimi i dobisë dhe dëmit varet nga individi, pra ai duhet të jetë një person i pajisur me dije rreth sheriatit dhe të mund ta praktikojë fenë e tij lirshëm dhe nuk ka ndonjë frikë nga pengesat e mundshme për këtë.

26/330, Komisioni në përbërje të: Abdulaziz ibën Baz, Abdullah ibën Gudejan.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit