Të kesh shumë fëmijë

Shejh Muhammed Bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

Me emrin e Allahut, më të Mëshirshmit, Dhuruesit të Mëshirës.

Imam Muslim Bin Haxhaxh (Allahu e mëshiroftë) thotë në librin e tij “Sahih Muslim”: Kutejbeh Bin Seid na ka treguar se: Lejthi na ka treguar nga Sad Bin Ebi Seid, ky nga babai i tij, nga Ebu Hurejra se Pejgamberi i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Nuk ka pasur nga Pejgamberët ndonjë veçse i janë dhënë nga shenjat përmes së cilave njerëzit e besuan atë. Dhe me të vërtetë, ajo që më është dhënë mua është shpallje që ma ka shpallur Allahu, andaj shpresoj të kem më së shumti pasues se çdo (Pejgamber) tjetër në Ditën e Ringjalljes.”

Në komentimin e pjesës së fundit të hadithit “...andaj shpresoj të kem më së shumti pasues se çdo (Pejgamber) tjetër në Ditën e Ringjalljes.”

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“…Dhe në këtë, ka indikacion se Pejgamberi ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe Allahu e shpërbleftë me të mira), donte që ne të bëheshim shumë, dhe të bëheshim prej popujve më të mëdhenj në Ditën e Ringjalljes. Kjo është konfirmim i thënies së tij:

“Martoni ato që janë të dashura dhe të frytshme, se me të vërtetë do të mundohem t’i kaloj në numër (popujt e mëparshëm) përmes jush në Ditën e Ringjalljes.”

Është e domosdoshme që të thërrasim me këtë hadith në veshët e atyre njerëzve që thonë: ‘Kufizoni numrin e fëmijëve’ ose ‘planifikoni numrin e fëmijëve’ ose diçka të ngjashme me këtë, me atë që ne u themi (atyre): Shtoni numrin e fëmijëve. Kjo është korrekte. Dhe (sa i përket) arsyetimit se edukimi i tyre është mbingarkesë, (atëherë) ne u themi:

“Po, edukimi i tyre do të ishte i mbingarkesë nëse Allahu do t’ua linte ata juve në dorë dhe (nëse) ju mbështeteni në këtë çështje. Mirëpo, nëse ju do të mbështeteshit në Allahun, dhe t’ia linit çështjen e tyre Allahut, atëherë Allahu do t’u mjaftonte juve me furnizim. Njëjtë është ai që thotë: “Mjetet e jetesës janë të kufizuara (duke pasur shumë fëmijë).’ (Kjo është) fjalë e injorancës para-Islamike. Në injorancën para-Islamike ata i vrisnin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë, andaj kush thotë:

“Mjetet e jetesës janë të kufizuara (duke pasur shumë fëmijë)’ atëherë i thuhet atij: Si janë të kufizuara mjetet e jetesës kur Allahu, më i Fuqishmi dhe më Madhështori thotë:

“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes…” (Hud:6)

Një njeri i cili ishte i varfër më tregoi, (ai ishte) nga ata që marrin një rrobë dhe një mantel të leshtë dhe bredhin nëpër tregje, (dhe) ata (njerëzit) e ndaluan atë nga kjo, ai tha: Me të vërtetë, ai u martua dhe në javën e martesës tha: “Një derë e jetesës u hap për mua të cilën as që e kisha paramenduar”. Pastaj i lindi fëmija i parë dhe ai tha: “Pasha Allahun, prej kur nëna e lindi atë, një derë tjetër (e jetesës) u hap për mua”.

Subhanallah!
Dhe kjo, nëse një person beson në atë që Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Madhërishmi, ka thënë, ai e din që ajo që është caktuar do të ndodhë. Mirëpo, problemi ynë është që shejtani na pëshpërit neve dhe ne mbështetemi në shkaqe Përndryshe, nëse ne do të mbështeteshim në premtimin e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Madhërishmit, atëherë do të mjaftonte kjo, dhe caktimi do të ndodhte.

Sikur të supozonim se ka dëme në të për gruan, në rastin kur ajo nuk mund të lindë veçse me operim dhe ai (operimi) ndodh shpesh dhe ndoshta ndonjë ditë (stomaku) mund të pëlcasë, ose nëse ajo është e sëmurë dhe nuk mund t’i rezistojë (shtatzënisë), atëherë kjo është një çështje tjetër. Për çdo situatë konkrete ka përgjigje dhe ajo (gruaja dhe situata e saj) shikohet.

Ndërsa kur çështja është e zakontë, atëherë është obligim për ne të parandalojmë gratë nga përdorimi i hapave që parandalojnë shtatzëninë dhe të themi: Çdo grua nga ju të kërkojë ndihmën e Allahut, të Plotfuqishmit, Madhështorit. Disa nga gratë thonë: “Kur ndodh shtatzënia, shkaktohet lodhje, filloj ta dua vetëm jastëkun, nuk kam oreks për ushqim, filloj të përmallohem, dhe ajo fillon të numërojë e të numërojë (gjëra tjera).” Andaj, ne i themi: “Nëna jote e cila të lindi ty, a nuk i kishte edhe ajo të njëjtat gjëra? Dhe Allahu, më i Larti thotë në Kuran:

“…Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind”. (Surja el-Ahkaf:15)

Dhe Ai thotë në një ajet tjetër: “Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi”. (Lukman:14)

Është e pashmangshme të ketë dobësi, dhe është e pashmangshme të ketë pakënaqësi ndaj kësaj dobësie dhe këtij dëmi. Mirëpo, gruaja duhet të bëjë durim dhe të presë shpërblim (nga Allahu). Për sa i përket çështjes së azlit (tërheqjes së organit të mashkullit para ejakulimit), atëherë është e vërtetë se kjo është e lejuar, dhe nuk është e ndaluar. Megjithatë, është në kundërshtim me atë që është më e mirë, sepse Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e pyetën për azlin, dhe ai tha: “Është vrasje e fshehtë e fëmijës”, dhe nuk e ndaloi.

Megjithatë, më afër (së vërtetës së ) asaj që u tha, është se kjo është më afër e të qenit e papëlqyer. Megjithatë, është e ndaluar t’i bëhet gruas veçse me lejen e saj, sepse kjo është e drejta e personit. Andaj, nëse burri do ta praktikojë azlin në mënyrë që gruaja t’i ngelet e re – siç thuhet – ndërsa ajo do fëmijë, atëherë me të vërtetë se është e ndaluar për të ta praktikojë azlin. Dhe nëse ai bën azlin, ndërsa ajo ka kërkuar nga ai që të mos e bëjë, është obligim për të mos ta bëjë. Dhe nëse ai e praktikon Azlin (sërish), atëherë ajo mund të kërkojë ta anulojë (martesën).

Marrë nga Et-Ta’lik ‘Ala Sahih Muslim (Vol.1, fq 483-489) të Shejh Muhamed Bin Salih el thejmin (Allahu e mëshiroftë).

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit